Sport

Frikë se mos është prekur me koronavirus, trajneri vendos në karantinë futbollistin shqiptar, media pranë klubit: Janë in

13 Shtator 2020, 09:24 Nga DOSJA
Frikë se mos është prekur me koronavirus, trajneri vendos në

HOLANDË-Lindon Selahi, futbollisti i Kombëtares dhe që aktivizohet në Holandë me Twente-n,do të izolohet prej frikës së koronavirusit. Këtë vendim e ka marrë vetë klubi, pas informacioneve që kishte marrë se shoku i tij i skuadrës në Kombëtre, Ylber Ramadani është infektuar me COVID-19 gjatë udhëtimit për t’iu bashkuar kombëtares për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve, tekniku Ron Jans nuk e ka grumbulluar mesfushorin Selahi për ndeshjen e djeshme me Fortuna Sitardin.

Ndërkohë, një nga portalet që është pranë klubit holandez si “Twenteinsite.nl”, ka publikuar një shkrim se te Shqipëria janë infektuar dy lojtarë gjatë grumbullimit.21-vjeçari Selahi ishte thirrur nga trajneri Edi Reja për ndeshjet me Bjellorusinë (0-2) dhe Lituaninë (0-1).

Sipas medias në fjalë, lojtari ka rezultuar negativ në testin për koronavirusin dhe nëse nuk shfaq simptoma, mund t’i bashkohet ditën e hënë ekipit në stërvitje.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport kombetarja koronavirusi lindon selahi twente kombetarja koronavirusi lindon selahi twente

Sondazh

Poll