Aktualitet

Kultivonte bimë narkotike në banesë, arrestohet në flagrancë 61-vjeçari korçar

13 Shtator 2020, 09:14 Nga DOSJA
Kultivonte bimë narkotike në banesë, arrestohet në

KORCE– Një 61-vjeçar është arrestuar në qytetin e Korçës pasi akuzohet për kultivim lëndësh narkotike. Në pranga ka rënë A. Z., 61 vjeç, pasi kishte mbjellë rreth banesës në fshatin Voskop bimë narkotike Cannabis Sativa.

Shtetasi është arrestuar në flagrancë nga policia në banesën e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për hetime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Evidentohet dhe goditet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Arrestohet në flagrancë autori i dyshuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, si rezultat i kontrolleve të pandërprera të territorit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativave të kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Voskop, përreth banesës së shtetasit A. Z., 61 vjeç, kanë konstatuar të mbjella bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sativa.

Në vijim të veprimeve proceduriale specialistët për hetimin e krimeve, bënë arrestimin në flagrancë të 61-vjeçarit për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për hetime të mëtejshme.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet korcari lende narkotike arrestohet korcari lende narkotike

Sondazh

Poll