Aktualitet

ME VIDEO: Zjarr në Priskë, digjen kodrat, Meta vë alarmin: Merrni masat menjëherë! E pajustifikueshme

12 Shtator 2020, 19:04 Nga DOSJA
ME VIDEO: Zjarr në Priskë, digjen kodrat, Meta vë alarmin: Merrni

TIRANË– Zjarr pranë Tiranës. Mbrëmjen e sotme në kodrat e Priskës është aktivizuar një vatër zjarri.

Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga Dosja.al, zjarri është shpërndarë në kodër, ndërkohë që nuk dihet nëse zjarrfikëset kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve. 

Për zjarrin ka reaguar edhe presidenti Ilir Meta, i cili ka kërkuar ndihmë nga shteti lidhur me shuarjen e flakëve, duke shtuar se po e ndjek situatën me shqetësim.

Me shqetësim po ndjek situatën aktuale të përhapjes së vatrës së zjarrit në zonën e Priskës, në Tiranë. U bëj thirrje autoriteteve qendrore dhe vendore të mos humbin më kohë në marrjen e masave të menjëhershme dhe efektive të emergjencës, për të neutralizuar zjarrin që po dëmton seriozisht pasurinë publike. Është e pajustifikueshme për strukturat e Shërbimit Zjarrfikës dhe të Ministrisë së Mbrojtjes që prej orësh nuk kanë angazhuar të gjitha mjetet dhe efektivët për minimizimin e pasojave. Për këtë krim të rëndë mjedisor duhet të mbahet përgjegjësi ligjore,”-shkruan Meta.

Ndërkohë edhe në videon e publikuar nga Meta, në zonë nuk duket asnjë zjarrfikësve por vetëm disa banorë të zonës që përpiqen të shuajë flakët me mjete rrethanore.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet tirane zjarr ne farke tirane zjarr ne farke

Sondazh

Poll