Aktualitet

Berisha publikoi pamjet e atentatit, ‘zgjohet’ edhe Policia e Lezhës, ja çfarë thotë një muaji për ngjarjen e

12 Shtator 2020, 18:14 Nga DOSJA
Berisha publikoi pamjet e atentatit, ‘zgjohet’ edhe Policia e

TIRANË– Paraditen e sotme ish-kryeministri Sali Berisha publikoi videon e një atentati të ndodhur disa javë më parë më 15 gusht, ku dy persona me motor dhe skafandra qëlluan drejt një makine. Pas publikimit të videos një reagim ka ardhur edhe nga Policia e Shtetit, e cila ka bërë me dije se ka nisur hetimet për kapjen e autorëve.

Atentati u bë ndaj shtetasit Besnik Xhelal Reci, i cili po udhëtonte në mjetin e tij me bahkëshorten dhe 2 djemtë e mitur.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 16.08.2020 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lezhë dhe punohet për identifikimin dhe kapjen a autorëve, sepse më datë 15.08.2020, ora 19:30, në lagjen ‘’Xhenjo’’Lezhë, në rrugën Lezhë-Shëngjin, dy persona të paidentifikuar, të cilët lëviznin me një motorçikletë dhe skafanda në kokë, kanë qëlluar më armë zjarri pistoletë 3 herë, në drejtim të automjetit tip Mercedes Benz C Class me ngjyrë gri me targa AA 811 AB, me të cilin po lëvizte shtetasi Besnik Xhelal Reçi, i datëlindjes 31.08.1985, banues në Gjorme Kurbin, sëbashku me familjen e tij, bashkëshorten dhe 2 djemtë e mitur.

Në cilesinë e provës materiale u bllokua një gëzhojë me përmasa 9x19mm dhe një kapsollë detonatore e pa gropëzuar si dhe një fishek i pa gropëzuar. Nenet 76, 22, dhe 278 të K.Penal

Në denoncimin e publikuar nga Berisha, Reçi shprehej se për këtë atentat Policia e Lezhës ishte njoftuar dhe më parë por nuk kishte ndërmarrë asnjë hap për të nisur hetimet.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet atentat në lezhë besnik xhelal reci sali berisha video e atentatit në lezhë atentat në lezhë besnik xhelal reci sali berisha video e atentatit në lezhë

Sondazh

Poll