Aktualitet

Baba Mondi: Kush e ka gruan të mirë, është i ngrënë e është i pirë. 50% e shqiptarëve janë bektashinj, politika gënj

12 Shtator 2020, 17:55 Nga DOSJA
Baba Mondi: Kush e ka gruan të mirë, është i

TIRANË- Baba Mondi ka folur për rolin e gruas në familje. I ftuar në emisionin “Rudina” është shprehur se një grua e mirë mund të mbajë familjen e bashkuar dhe jo të përçarë, madje ato udhëheqin edhe njerëzimin.

Më tej, Baba Mondi gjithashtu u shpreh se në Shqipëri 50% e njerëzve janë besimtarë bektashinj dhe se regjistrimet janë bërë gabim.

Familjarët duhet të jenë të bashkuar dhe jo të përçarë. Këtu rol të madh luajnë gratë, nënat, motrat, të cilat duke qenë të përgatitura, ato e udhëheqin dhe njerëzimin. Gratë janë nënat, ato rrijnë me fëmijët, ato i edukojnë, kjo është bektashizmi. Në bektashizëm falen në një faltore edhe burrat edhe gratë, nuk ndahen veç. Një dhënie shenjtore thotë; kush e ka gruan gruan të mirë, është i ngrënë edhe i pirë. Parajsa ndodhet në këmbët e nënës,“-u shpreh Baba Mondi.

Lidhur me besimin në vendin tonë, Baba Mondi shkoi edhe më tej duke pretenduar se nga 70% e myslimanëve në Shqipërisë, 50% ishin bektashinj.

“Gati gjysma e popullsisë shqiptare janë besimtarë bektashinj. Po, pavarësisht se politika apo regjistrimet që janë bërë janë të gabuara. Ne kemi filluar regjistrimin vetë për t’i treguar njerëzve se sa bektashinj ka në Shqipëri. Nga 70% e myslimanëve në Shqipëri, 50% janë bektashinj.”

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet baba mondi baba mondi

Sondazh

Poll