“Po më torturojnë!”/ I dënuar për terrorizëm, Genci Balla bëhet keq nga greva e urisë. Drejtori i burgut: Thoshte se
12 Shtator 2020, 18:19Nga DOSJA
PEQIN– Genci Balla, i dënuar për terrorizëm është dërguar me urgjencë në spitalin e burgut të Peqinit. I riu, i cili ishte dënuar për rekrutim të besimtarëve për qëllime terroriste ishte vendosur në regjimin “41 bis”, ku edhe prej një jave ishte futur në grevë urie.
Me pretendimin se po torturohej nga drejtuesit e burgut, Balla kishte vendosur që të refuzonte ushqimin, duke rënduar gjendjen e tij shëndetësore. Në grevë bashkë me të ishin edhe dy të burgosur të tjerë, megjithatë nuk dihen detaje për gjendjen e tyre shëndetësore.
Pas ekzaminimeve ditën e sotme në spitalin e Elbasanit, mjekët vendosen ta transferojnë Ballën në spitalin e burgut, ku është duke u trajtuar me serume, pasi vazhdon të mbajë të njëjtin qëndrim për refuzimin e ushqimit.
Genci Balla, imami i vetëshpallur i Xhamisë së Unazës së re, ishte dënuar me 17 vite burg si kreu i grupit që rekrutonte luftëtarë nga Shqipëria drejt Sirisë. Më 30 korrik, Balla ishte një nga të parët që provuan t’i nënshtrohen regjimit “41 BIS”.
Në burgun 313 në Tiranë dhe atë të Peqinit janë 40 qeli që është parashikuar të presin drejtues të organizatave kriminale e të dënuar për vepra të rënda, por të parët që e provuan janë: Arbjon Aliko, Emiljano Shullazi, Blerim Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Qyqa, Endrit Zela dhe Genci Balla.
Sistemi “41 BIS”, një model italian, përfshin të dënuar për rreth 20 vepra të rënda penale, si ajo e akteve terroriste, apo krime të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Paraditen e sotme ish-kryeministri Sali Berisha publikoi videon e një atentati të ndodhur disa javë më parë më 15 gusht, ku dy persona me mot...
TIRANË- Baba Mondi ka folur për rolin e gruas në familje. I ftuar në emisionin “Rudina” është shprehur se një grua e mirë mund të mbajë familjen e bashkuar...
TIRANË– Ish-kreu i Prokurorisë së Përgjithshme në komunizëm, Qemal Lame ka folur lidhur me vetëvrasjen e ish-ministrit të Brendshëm, Mehmet Shehu.I ftuar n...
Në rrëfimin ekskluziv për emisionin “Kjo javë”, ish-kreu i Prokurorisë së Përgjithshme në komunizëm, Qemal Lame, rrefën se dikatori Enver Hoxha ishte i vendosur...
LEZHË– Sërish lëkundje tërmeti në vendin tonë. Lëkundjet e radhës janë ndjerë në Lezhë, të cilat kanë qënë të magnitudës 4.2 të shkallës Rihter, me thellës...
ELBASAN– “Më morën peng, më thanë të pija kokainë dhe birrë, më pas më dhunuan,”-kjo është një pjesë nga dëshmia e Andi Vyshkës, një taksisti nga qyteti i Elbas...
DRENOVË– Zbulohen detaje nga gjendja e 9 të burgosurve të burgut të Drenovës që ndodhen në burgun e Shënkollit, të cilët janë infektuar nga pandemia e koro...