Aktualitet

“Ti nuk do të lëvizësh më por do pish me ne…”/ Morën peng taksistin nga Elbasani dhe e detyruan të pinte kokainë e

12 Shtator 2020, 16:47 Nga DOSJA
“Ti nuk do të lëvizësh më por do pish me

ELBASAN“Më morën peng, më thanë të pija kokainë dhe birrë, më pas më dhunuan,”-kjo është një pjesë nga dëshmia e Andi Vyshkës, një taksisti nga qyteti i Elbasanit.  Gazetari Elton Qyno ka siguruar rrëfimin e tij para efektivëve të Policisë, Andi Vyshka ka treguar në se në datën 4 shtator 2019 rreth orës 19:00, klientja e tij, Majlinda Gjeli, i ka kërkuar që ta dërgojë në vendin e quajtur “Kusarth” ku ajo punonte. Rrugës për në destinacion, klientja i kërkon që të ndalojnë në një karburant në mënyrë që ta qeraste me një kafe.

“…u ulëm te bari të dy. Dhe ajo porositi 2 birra…”-tregon taksisti duke shtuar se vetë kishte marrë një kafe, pasi nuk konsumonte alkool kur kishte në timon. Ndërsa klientja e tij i kishte pirë të dyja, madje kishte porositur edhe të tjera. Vyshka tregon se faturën e pagoi Gjeli, e cila shkonte në rreth 2000 lekë të rinj. Pasi u kthyen në makinë, taksisti vuri re mungesën e celularit të tij, të cilin e kishte lënë në makinë duke u karikuar. Në këtë moment ai ishte kthyer që të pyeste tek lokali ku kishin ndaluar, ndërsa Majlinda kishte shkuar në këmbë në punë, pasi ishte në distancë të shkurtër. Në lokal gjen Thanas Bekon, Erist Skilja dhe 2 kamerierët e lokalit karburant “Krasniqi” bsahkë me punëonjësin. Në atë moment taksisti i drejtohet Thanasit dhe e pyet për celularin e tij.

Duke e siguruar që do t’ja kthejnë celularin, Beko i kërkon paratë e “kafes” që konsumoi me klientin e tij. Në atë moment, sapo taksisti nxjerr kuletën për të paguar, Thanasi dhe Eristi ia marrin me forcë, e gjuajnë me grushte në fytyrë, me shkelma, me sende të forta që kishin në dorë, i grisin bluzën dhe i grisin xhepat e pantallonave.

“…ti nuk do të lëvizësh më nga këtu dhe do të pish me ne…”-i kanë thënë dy personat e më sipër. Më pas të tre u akomoduan në katin e parë të lokalit, ku e mbanin taksistin kundër vullentit të tij duke i thënë birra. Pas një ore, e ngjitën në katin e dytë duke e sharë dhe kërcënuar se do ta vrisnin.

Duke pirë birra dhe kokainë, e kanë mbajtur deri në orën 02:30 të natës. Ndërsa i jepnin alkool dhe drogë, vazhdimisht e gjuanin me grushte e shkelma, madje i kishin grisur dhe bluzën e pantallonat duke e dëmtuar tek brinjët dhe nofulla. Por më pas e lanë të lirë…

 “…ik në shtëpi dhe mos guxo të lajmërosh në polici…”.

Vyshka sqaron se kishte me vete një shumë prej 1900 euro dhe rreth 10 000 lekë të rinj. Eurot ishin prerje 50 –she një prerje 200 dhe një prerje 100. Me lekët që kishte me vete do të paguante shkollën e vajzës e cila studion në një universitet privat.

Ngjarja është regjistruar në shtator 2019, por pas një viti, Prokuroria e qytetit ka mbyllur hetimet duke akuzuar Thanas Bekon për “Heqje të paligjshme të lirisë”, në dëm të taksistit Andi Vyshka dhe “Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.  Mes personave që janë marrë të pandehur është dhe Erist Selami alias Skilja shok i Thanas Bekos, i akuzuar për “Heqje të paligjshme të lirisë”. Gjithashtu për këtë ngjarje janë marrë të pandehur dhe dy kamerierët e lokalit, Ervis Islami dhe Eldoralto Gjeli, të cilën akuzohen për “Moskallëzim krimi”,“Deklarim i rremë para oficerit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

Por edhe pse viktimë e dhunës, nën akuzë është edhe Andi Vyshka,i cili akuzohet për “Kallëzim të rremë”. Kjo pasi Andi Vyshka, devijoi nga denoncimi i parë duke favorizuar dy të arrestuarit, Thanas Beko dhe Erist Selami alias Skilja, për sa i përket vjedhjes së një shumë financiare prej 1900 euro.

Beko njihet në qytetin e Elbasanit, si person me precedentë penalë, konsumator i lëndëve narkotike dhe mik i biznesmenit Ilir Beko.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet andi vyshka elbasan andi vyshka elbasan

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Shtator 2020, 15:27

KAVAJË- Drejtori i një banke private në Kavajë ka rezultuar pozittiv me Covid-19. Dosja.al mëson se është infektuar me sëmundjen vdekjeprurëse edhe gruaja ...