Aktualitet

“NUK HAPEN!”/ ‘Shpërthen’ Erion Braçe, mohon ligjin për lojrat e fatit: Nuk ka kthim pas, asgjë nuk ka ndrys

12 Shtator 2020, 19:03 Nga DOSJA
“NUK HAPEN!”/ ‘Shpërthen’ Erion Braçe, mohon

TIRANË- Disa ditë pasi në Fletoren Zyrtare është botuar vendimi i fundit i Këshillit të Ministrave, në lidhje me lojërat e fatit, zv.kryeministri Erion Braçe pretendon se ato nuk do të rihapen. Me anë të një postimi në Instagram, ku edhe paralajmëron një intervistë tijën, Braçe shkruan se lojrat e fatit nuk do të rihapen pasi ligji nuk ka ndryshuar. 

“Lojrat elektronike të fatit dhe bastet sportive nuk hapen! Prej vitit 2018, ato janë të paligjshme në Shqipëri! Ligji nuk ka ndryshuar! Nuk ka kthim pas në lojra fati në rrugë e poshtë pallateve! Ligji që i ndalon është në fuqi! Banditë, trafikantë droge, kriminelë ordinerë dhe politikanët e tyre që u bënë bashkë kundër nesh kur ne i mbyllen, nuk i hapin dot tani me propagandën e mbështetur mbi rrena! Nuk hapen!,”– shkruan Braçe.

Zv.kryeministri pretendon të kundërtën edhe pse në vendimin që ka hyrë në fuqi lejohet vendosja për zhvillimin e lojërave të fatit, të kategorisë kazino. Në dy pjesë të ndara, qeveria ka publikuar edhe hartën se ku lejohet zhvillimi i aktivitetit kazino. Pavarësisht se qeveria Rama u zotua për nxjerrjen jashtë zonave urbane të kazinove, vetëm në resortet me 5 yje, tashmë vetë socialistët po e zhbëjnë ligjin e miratuar në vitin 2018. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet erion brace rihapja e kazinove erion brace rihapja e kazinove

Sondazh

Poll