Aktualitet

Tregu i ri s’plotëson standardet, AKU paralajmëron Voltana Ademin: Do ketë penalitete

13 Prill 2019, 10:31 Nga DOSJA
Tregu i ri s’plotëson standardet, AKU paralajmëron Voltana

SHKODËR- Ndonëse është i ndërtuar rishtaz, tregu i ri në Shkodër nuk plotëson standardet për tregtimin e peshkut dhe bulmetit.

Një fakt i tillë është pohuar edhe nga Drejtoresha e AKU-së Shkodër, Hasije Sadrija, e cila shprehet se përveç faktit se tregtarët nuk shesin në rrugë produktet e tyre, tregu i ndërtuar nga Bashkia Shkodër ka nevojë për përmirësime të tjera.

Në një prononcim për mediet, Sadrija ka bërë edhe një analizë të punës së institucionit që ajo drejton gjatë 3 muajve, ku sipas saj janë vendosur 13 gjoba dhe janë dhënë mbi 200 paralajmërime për bizneset.

Më tej ajo u shpreh se AKU do të intensifikojë kontrollet ndaj bizneseve në Shkodër gjatë sezonit turistik, për të rritur sigurinë ushqimore për konsumatorët. Sadrija fton edhe Bashkinë Shkodër që të plotësojë kushtet, në të kundërt do të ketë penalitete.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aku aku paralajmëron voltana ademin tregu i ri i shkodrës pa standarde aku aku paralajmëron voltana ademin tregu i ri i shkodrës pa standarde

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Prill 2019, 09:27

Vendet e BE do të vazhdojnë kontrollet kufitare

Udhëtarët në kufirin gjermano-austriak duhet të përgatiten për kontrolle në kufi. Edhe Danimarka, Suedia dhe Franca do të vazhdojnë kontrollet kufitare. Si arsy...