Aktualitet

Historia e përdhunimit të të miturës në Pogradec! Blerim Bizgjoni kishte marrë në shtëpi një tjetër vajzë, 13-vjeçar

12 Shtator 2020, 15:21 Nga DOSJA
Historia e përdhunimit të të miturës në Pogradec!

POGRADEC– E mitura, vetëm 13 vjeç, mund të mos ketë qënë viktima e vetme e Blerim Bizgjonit… Hetimet për 47-vjeçarin janë “shtrirë” edhe më gjërë, pasi e mitura deklaroi në Polici se në momentin që shkoi në banesën e Blerimit, një tjetër vajzë ishte aty.

Ndërsa fqinjët e tij po ashtu kanë pohuar se një tjetër vajzë para 13-vjeçares qëndronte në shtëpi por nuk e dinin marrëdhënien që autori ka pasur me të. Të tjera burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se 46-vjeçari po përgatiste terrenin për ta trafikuar të miturën jashtë vendit, megjithatë edhe kjo pistë u mbetet hetuesëve për ta zbardhur.

Ngjarja e rëndë u zbulua sot. Blerim Bizgjoni, 46 vjeç, ka abuzuar seksualisht për më shumë se 1 muaj me një vajzë 13-vjeçare. E mitura, jetonte në varfëri dhe abuzuesi shkoi dhe bindi prindërit që ta merrte në banesë, me pretekstin se do të kujdesej për të. E ëma e lejoi të bijën të qëndronte tek Bizgjoni, me të cilin kishin edhe lidhje krushqie, meqënëse edhe vajzat ishin moshatare.

Fillimisht me fjalë, më pas me prekje, derisa Ditën e Kurban Bajramit, ai abuzoi me të. Që prej asaj dite, 46-vjeçari e përsëriti aktin e rëndë, duke kërcënuar vajzën që të mos tregonte.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet abuzimi seksual me vajzen ne pogradec arestohet 46-vjeçari në buçimas blerim bizgjoni abuzimi seksual me vajzen ne pogradec arestohet 46-vjeçari në buçimas blerim bizgjoni

Sondazh

Poll