Aktualitet

‘Hiq dorë nga marrëdhënia me babain tim’/ Si u ndihmua e mitura në Pogradec nga vajza e përdhunuesit: Nuk mundem… (Pl

12 Shtator 2020, 15:14 Nga DOSJA
‘Hiq dorë nga marrëdhënia me babain tim’/ Si u

POGRADEC– Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e Pogradeciut, ku një e mitur është abuzuar seksualisht nga një 46-vjeçar, Blerim Bizgjoni. Gazetarja Lorena Kodra ka bërë me dije se shtysë për denoncimin është bërë një bisedë mes vajzës së 46-vjeçarit dhe të abuzuarës. Mësohet se 46-vjeçari e ka kërcënuar vajzën në mënyrë që ajo mos ta denonconte në Polici, duke I thënë se kishte mik një prej “kokave” të efektiëve të qytetit.

“Kam një prej drejtuesve kryesor në polici timin dhe askush nuk do të pranojë ty një denoncim”.

Pas tij, ka qënë vajza e 46 vjeçarit ajo që ka zbuluar mardhënien e shoqes së saj me babain e saj, dhe i kishte kërkuar të miturës që të hiqte dorë prej tij. Duke i shpjeguar situatën e vështirë në të cilën ndodhej, e mitura është shprehur se nuk ka pasur mundësi që të shkëpusë marrëdhënien me të, duke i kërkuar ndihmë.

BISEDA E TRANSKIPTUAR:

Vajza e 46-vjeçarit: Hiq dorë nga marrëdhënia me babain tim.

E abuzuara: Unë nuk mundem, më ndihmo dhe nuk do ta denoncoj në polici

Vajza e 46-vjeçarit: Unë nuk i them dot gjë babait, ai është shumë i dhunshëm me mua dhe nënën, thuaja ti.

E abuzuara: Nuk mundem

Më pas të dyja kanë dalë nga shtëpia dhe kanë marrë operativin e zonës për ta takuar.

Ngjarja e rëndë u zbulua sot. Blerim Bizgjoni, 46 vjeç, ka abuzuar seksualisht për më shumë se 1 muaj me një vajzë 13-vjeçare. E mitura, jetonte në varfëri dhe abuzuesi shkoi dhe bindi prindërit që ta merrte në banesë, me pretekstin se do të kujdesej për të. E ëma e lejoi të bijën të qëndronte tek Bizgjoni, me të cilin kishin edhe lidhje krushqie, meqënëse edhe vajzat ishin moshatare.

Fillimisht me fjalë, më pas me prekje, derisa Ditën e Kurban Bajramit, ai abuzoi me të. Që prej asaj dite, 46-vjeçari e përsëriti aktin e rëndë, duke kërcënuar vajzën që të mos tregonte.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet abuzimi seksual me vajzen ne pogradec arestohet 46-vjeçari në buçimas blerim bizgjoni abuzimi seksual me vajzen ne pogradec arestohet 46-vjeçari në buçimas blerim bizgjoni

Sondazh

Poll