Aktualitet

Patenta i ishte pezulluar deri në janar 2021, 28-vjeçari nga Kukësi ndalohet nga Policia, “nxehet” keq dhe dhunon

12 Shtator 2020, 15:01 Nga DOSJA
Patenta i ishte pezulluar deri në janar 2021, 28-vjeçari nga

KUKËS– Një 28-vjeçar nga Kukësi me iniciale I.L., është prangosur pasi është kapur duke drejtuar makinë pa patentë dhe ka ushtruar dhunë ndaj shefit të Qarkullimit Rrugor. I riu, të cilit i ishte pezulluar leja e drejtimit deri në janar të vitit të ardhshëm, u ndalua nga efektivi Blerim Berbati dhe gjatë shoqërimit në Komisariat ka dhunuar efektivin.

NJOFTIMI I PLOTË:

Kukës

Drejtonte mjetin pa leje drejtimi, pasi i ishte pezulluar, dhe kundërshtoi punonjësit e Policisë, vihet në pranga 28-vjeçari.

Specialistët e Policisë Rrugore në DVP Kukës bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit I. L., 28 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë pasi, në qytetin e Kukësit, duke drejtuar automjetin tip “Jaguar”, është ndaluar nga Policia Rrugore dhe gjatë verifikimit të dokumentacionit ka rezultuar se shtetasit I.L. i ishte pezulluar leja e drejtimit deri në janar 2021 dhe ai vazhdonte ta drejtonte mjetin pa leje drejtimi.

Shtetasi I. L., gjatë shoqërimit në Komisariat, ka kundërshtuar punonjësit e Policisë Rrugore.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kukes policia e kukesit kukes policia e kukesit

Sondazh

Poll