Aktualitet

Festa e ditëlindjes përfundon me plumba/ Si u plagos 30-vjeçari në Tiranë nga vëllai i grabitësit serial, konsumuan alkoo

12 Shtator 2020, 05:37 Nga DOSJA
Festa e ditëlindjes përfundon me plumba/ Si u plagos 30-vjeçari

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga plagosja me armë zjarri e 30-vjeçarit Rexhep Gjelit (Xhekja) në lagjen “5 Maji “në Tiranë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ndodhi ditën e tij të lindjes së 30-vjeçarit, teksa ky i fundit ishte duke festuar në një lokal në lagjen “5 maji” në kryeqytet me autorin e ngjarjes,  Kevin Cungu.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se 18-vjeçari ka qenë së bashku me Rexhep Gjelin në një tavolinë dhe fillimisht ata kanë nisur që të debatojnë për pazare droge.

Dyshohet se autori dhe i plagosuri kanë konsumuar alkool dhe lëndë narkotike dhe pas debatit Cungu i ka kërkuar që të dalin për sqarim jashtë lokalit. Pak minuta më vonë, ata kanë dalë  jashtë lokalit dhe  18-vjeçari menjëherë ka qëlluar me armë zjarri në këmbë 30-vjeçarin.

Mësohet se 18 vjeçari ka qenë i veshur me bluzë të bardhë dhe pantallona të shkurtra dhe është identifikuar  nga policia. Ndërkohë, efektivët kanë kryer edhe kontrolle në banesën tij në Tiranë.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbërmjen e djeshme në Tiranë.  30-vjeçari Rexhep Gjeli u qëllua me armë zjarri në këmbë nga Kevin Cungu, i cili është vëllai i grabitësit të njohur Markeljan Cungu. Autori i ngjarjes është në kërkim nga Policia.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kevin cungu plagosje ne tirane rexhep gjeli kevin cungu plagosje ne tirane rexhep gjeli

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Shtator 2020, 21:11

TIRANË– “Vjedhjet e tij do të jenë shqetësim i Komisariateve të Tiranës. Në rastin më të mirë, ai do të mbetet një hajdut, nëse fati do ta shpëtojë nga kri...

Aktualitet 11 Shtator 2020, 19:38

BRITANI E MADHE- Policia britanike ka publikuar sot një raport lidhur me ngjarjet kriminale në vend, në të cilin bëhet me dije se bandat shqiptare janë ato më a...