Aktualitet

Plagosja në Tiranë, Policia identifikon autorin që qëlloi në këmbë 30-vjeçarin: Po “krehim” zonën

11 Shtator 2020, 20:07 Nga DOSJA
Plagosja në Tiranë, Policia identifikon autorin që qëlloi

TIRANË– Policia e Shtetit ka dhënë informacion zyrtar lidhur me plagosjen e ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Sipas njoftimit të plotë, Policia bën me dije se plagosja ka ndodhur pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta. I plagosur në këmbë dhe jashtë rrezikut për jetën, ka mbetur i plagosur 30-vjeçari me iniciale R.Xh. Ndërsa në kërkim është shpallur Kevin Cungu, i cili dyshohet se ka bërë plagosjen. 

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë

Policia identifikon autorin e dyshuar të plagosjes me armë të 30-vjeçarit.

Vijon krehja e zonës për kapjen e tij.

Më datë 11.09.2020, rreth orës 21:26, në fund të rrugës “5 Maji”, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, dyshohet se shtetasi me iniciale K. C, ka plagosur me armë zjarri pistoletë në këmbë shtetasin R.Xh., 30 vjeç, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta kanë bërë identifikimin e autorit të dyshuar.

Policia ka rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit, i cili menjeherë pas plagosjes është larguar nga vendngjarja. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe fiksimin e çdo prove materiale që do ti shërbejë hetimit dhe dokumentimit të plotë të ngjarjes.

Plagosja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë. 30-vjeçari Rexhep Xhekja u qëllua me armë zjarri në këmbë nga Kevin Cungu, i cili është vëllai i grabitësit të njohur Markeljan Cungu. 20-vjeçari është shpallur në kërkim, ndërsa i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kevin cungu plagosje ne tirane tirane kevin cungu plagosje ne tirane tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Shtator 2020, 19:38

BRITANI E MADHE- Policia britanike ka publikuar sot një raport lidhur me ngjarjet kriminale në vend, në të cilin bëhet me dije se bandat shqiptare janë ato më a...