Aktualitet

11 Shtator 2020, 19:38 Nga DOSJA

BRITANI E MADHE- Policia britanike ka publikuar sot një raport lidhur me ngjarjet kriminale në vend, në të cilin bëhet me dije se bandat shqiptare janë ato më aktivet në Sheffield. Sipas një artikulli të BBC-së, policia ka sekuestruar miliona Paund dhe dhjetëra automjete, të gjitha pronë e bandave shqiptare që operonin në vend.

Një prej efektivëve të policisë së South Yorkshire ka bërë me dije se rrezikshmëria e bandave shqiptare është e madhe, për shkak të përdorimit të drogërave dhe armëve të zjarrit. Nga ana tjetër bandat shqiptare në Britani njihen dhe për kultivimin e kanabisit nëpër banesa që i kanë shndërruar në laboratorë.

Në një javë, janë zbuluar 3,239 bimë kanabis, të cilat nëse do të përfundonin në treg do të kapnin shifrën prej 2.9 milion £. Gjithashtu janë arrestuar dhe 98 persona dhe janë sekuestruar 63,000 paund dhe mbi 120 automjete.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bandat shqiptare ne angli bandat shqiptare ne angli

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Shtator 2020, 16:24

TIRANË– Xhaxhai i Eglantina Bucit i ka kërkuar Policisë që të tërheqë eshtrat e mbesës së tij në mënyrë që t’i varrosë. Xhaxhai është i vetmi n...