Plagosi me armë 30-vjeçarin tek ‘5 Maji’, në kërkim vëllai i supergrabitësit nga Tirana. Policia post-blloqe në çdo
TIRANË– Rexhep Xhekja, i cili mbrëmjen e sotme kishte dalë për të dalë xhiro me mikun e tij, ka përfundur në spital. I riu, 30 vjeç, pas një konflikti të çastit me mikun e tij, i identifikuar si Kevin Cungu, është plagosur në këmbë dhe më pas është lënë në rrugë.
20-vjeçari, vëllai i famëkeqit Markeljan Cungut që është autor i mbi 500 vjedhjeve, është larguar menjëherë nga vendngjarja. Kanë qënë efektivët e Policisë ata që kanë dërguar në spital të plagosurin, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë Policia ka ngritur disa pika kontrolli në Tiranë, për të bërë të mundur kapjen e autorit të plagosjes, ndërsa grupit hetimor po heton shkaqet që çuan në plagosjen e Xhekjes. Dyshohet se bashkë me Xhekjan dhe Cungun ka qënë edhe një tjetër person.
Deri më tani nuk bëhet me dije ndonjë rekord kriminal i Kevin Cungut, por e njëjta gjë nuk mund të thuhet për vëllanë e tij, Markeljanin. Ky i fundit, mban “autorësinë” e mbi 500 vjedhjeve dhe grabitjeve, ndërsa është në kërkim për grabitjen e çiftit Laze në Allias të Tiranës në janar.
Më 19 janar të këtij viti, Cungu bashkë me Fatjon Mërtënikajn hynë për të grabitur banesën e Petrit Lazese tek rruga ”Njazi Meka”, por pasi u pikasën plagosën pronarin e shtëpisë bashkë me gruan e tij, Afërdita Lazen.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
Letërporosia holandeze mbërrin në Shqipëri! Nisin hetimet në Tiranë për vrasjen e 85-vjeçares në Amsterdam, autori la p
Gjykata e Tiranës i ka dhënë “dritë jeshile” kërkesës së autoriteteve holandeze të drejtësisë për të hetuar në Shqipëri mbi një krim monstruoz të ndodhur në Ams...
Vidhnin banesat kur pronarët ishin me pushime, arrestohet bashkëpuntorja femër, po arratisej drejt Maqedonisë (Roli në grab
TIRANE– Ditën e sotme është arrestuar bashkëpuntorja femër e grupit të grabitësve nëpër banesa duke finalizuar kështu operacionin policor të koduar “Sezoni”.Val...
‘Kemi kontratë paramartesore’/ Gjyqtari Qafa tenton të distancohet nga paratë e së shoqes: Ishalla nuk më harron emrin
Në një përballje të gjatë me pyetje-përgjigje në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit të premten, gjyqtari i Gjykatës Administrative të Apelit, Arjan Qafa u për...
SHKATËRROHET banda kriminale e drogës në Spanjë/ Arestohen 18 persona, mes tyre dhe tre shqiptarë
SPANJË- Policia spanjolle, në kuadër të operacionit të koduar “Olon” ka shkatërruar një grup kriminal ku ka vënë në pranga 18 persona të kombësive të...
Ndalohet kamioni pa targa në Kukës, shoferi dërgohet në komisariat, tre vëllezërit e tij dhunojnë efektivët
KUKES– Policia e Kukësit ka arrestuar tre persona dhe ka shpallur në kërkim një tjetër pasi jo vetëm kanë kundërshtuar urdhrin e punonjësit të policisë por edhe...
Deti kthehet në varrezë anijesh të vjetra! Përmbytet një tjetër mjet lundrues në Vlorë, pamjet nga fundosja
VLORE- Një anije e vjetër është fundosur ditën e sotme në qytetin e Vlorës. Anija është pastruar nga vajrat dhe mbetjet e tjera me impakt mjedisor dhe më pas ës...
PËRBALLJA: “Nuk e vrava unë, e bëri ai!”/ Dalin DETAJE nga marrja në pyetje e të rinjve për vrasjen e studente
ATHINË– Zbulohen detaje nga marrja në pyetje e dy të rinjve të dënuar me burg përjetë për përdhunimin dhe më pas vrasjen e studentes Eleni Topaloudi....
Dhunë ndaj xhaxhait, kushërirës e ish- bashkëjetueses, bien në pranga 3 persona
TIRANE-Një 27 vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Vlorë nga policia e shtetit pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses. Ndërsa një 50-v...