Aktualitet

Vetëm tri ditë para hapjes së shkollës, 5 mësues të një shkollë 9-vjeçare në Tiranë rezultojnë pozitiv me Covid-19

11 Shtator 2020, 20:34 Nga DOSJA
Vetëm tri ditë para hapjes së shkollës, 5 mësues

TIRANË – Tre ditë përpara çeljes së shkollave, 5 mësues të shkollës 9-vjeçare Jeronim De Rada në kryeqytet kanë rezultuar të infektuar me covid.

Burime të televizionit Klan mësuan se të gjithë mësuesit e shkollës janë testuar për covid dhe pritet dalja e analizave. Lidhur me këtë situatë, Ministria e Arsimit thotë se nuk ka ende një vendim zyrtar por çështja po diskutohet nga ekspertët e ISHP dhe të arsimit.

Në parim, sipas Ministrisë, mendohet se nuk do të ketë mbyllje të shkollës por zëvendësim të mësuesve të infektuar.

Burime zyrtare thanë për Tv Klan se “në institucionet arsimore që ka 1 apo 2 të prekur, do të vijohet me zëvendësime të përkohshme, nuk mendohet aspak të mbyllet shkolla.”

Marrë nga: KlanTv 

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet jeronim de rada jeronim de rada

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Shtator 2020, 19:38

BRITANI E MADHE- Policia britanike ka publikuar sot një raport lidhur me ngjarjet kriminale në vend, në të cilin bëhet me dije se bandat shqiptare janë ato më a...