Aktualitet

Plagosi me armë 30-vjeçarin tek ‘5 Maji’, në kërkim vëllai i supergrabitësit nga Tirana. Policia post-blloqe në çdo cep

Plagosje në Tiranë! Një 30-vjeçar, Rexhep Xhekja u qëllua me armë zjarri në këmbë nga Kevin Cungu, i cili është vëllai i grabitësit të njohur Markeljan Cungu. 20-vjeçari është shpallur në kërkim, ndërsa i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën.
Featured image of article: Plagosi me armë 30-vjeçarin tek ‘5 Maji’, në kërkim vëllai i supergrabitësit nga Tirana. Policia post-blloqe në çdo cep Foto ilustruese

TIRANË– Rexhep Xhekja, i cili mbrëmjen e sotme kishte dalë për të dalë xhiro me mikun e tij, ka përfundur në spital. I riu, 30 vjeç, pas një konflikti të çastit me mikun e tij, i identifikuar si Kevin Cungu, është plagosur në këmbë dhe më pas është lënë në rrugë. 

20-vjeçari, vëllai i famëkeqit Markeljan Cungut që është autor i mbi 500 vjedhjeve, është larguar menjëherë nga vendngjarja. Kanë qënë efektivët e Policisë ata që kanë dërguar në spital të plagosurin, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë Policia ka ngritur disa pika kontrolli në Tiranë, për të bërë të mundur kapjen e autorit të plagosjes, ndërsa grupit hetimor po heton shkaqet që çuan në plagosjen e Xhekjes. Dyshohet se bashkë me Xhekjan dhe Cungun ka qënë edhe një tjetër person.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Deri më tani nuk bëhet me dije ndonjë rekord kriminal i Kevin Cungut, por e njëjta gjë nuk mund të thuhet për vëllanë e tij, Markeljanin. Ky i fundit, mban “autorësinë” e mbi 500 vjedhjeve dhe grabitjeve, ndërsa është në kërkim për grabitjen e çiftit Laze në Allias të Tiranës në janar.

Më 19 janar të këtij viti, Cungu bashkë me Fatjon Mërtënikajn hynë për të grabitur banesën e Petrit Lazese tek rruga ”Njazi Meka”, por pasi u pikasën plagosën pronarin e shtëpisë bashkë me gruan e tij, Afërdita Lazen.

(k.m/dosja.al)

  • 23:11

    “Vjedhjet e tij do të jenë shqetësim”/ Si u parashikua fati i Markeljan Cungut që në vitin 2007, i ati mësues qante për djalin. Vëllai plagosi sot shokun pas një sherri

    “Vjedhjet e tij do të jenë shqetësim i Komisariateve të Tiranës. Në rastin më të mirë, ai do të mbetet një hajdut, nëse fati do ta shpëtojë nga krime më të dënueshme,”-kështu nis një kronikë e vitit 2007 për Markeljan Cungun, vëllain e Kevinit, i cili plagosi me armë zjarri mikun e tij.

    Vetëm 23 vjeç por Cungu mban rekord për numrin e vjedhjeve dhe grabitjeve në vend, duke u shoqëruar për herë të parë në Polici që në moshën 9-vjeçare. Kur kishte vetëm 25 ditë që ishte liruar nga burgu, kreu grabitjen e radhës në familjen Laze në Allias të tiranës, ku u dhunuan dhe torturuan dy të zotët e shtëpisë, Afërditën dhe Petritit.

    Afërdita dhe Petrit Laze

    Në kronikën e asokohe, kur ishte vetëm 10 vjeç ai shprehej: Vjedh kot, që të kem lekë. I marr në teleferik dhe pishina. Ndërsa i ati një mësues bio-kimie, Petrit Cungu kërkonte ndihmë nga shteti për reabilitimin e të birit.

    “Shteti të më ndihmojë, vetë mky të më shkollohet. Do i këpusja dy krahët dhe këmbët. E them me lot në sy!” Ndërsa tanimë edhe djali i vogël është shpallur në kërkim pasi plagosi 30-vjeçarin e identifikuar si Rexhep Xhekja.
  • 22:38

    “Tigri!”/ Me pistoletë në dorë, ky është 20-vjeçari Kevin Cungu, plagosi shokun dhe e la në mes të rrugës. I vëllai “tmerri” i Tiranës, plagosi çiftin në Allias

    I riu që shfaqet në foton e mëposhtme është Kevin Cungu, autori i plagosjes së ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Teksa kishte dalë bashkë me mikun e tij, Rexhep Xhekja, të rinjtë janë përplasur me njëri-tjetrin.

    Kevin Cungu

    Për konflikte të dobëta dy të rinjtë janë konfliktuar, dhe Cungu ka nxjerrë armën duke qëlluar në këmbë mikun e tij. Kevin Cungu është vëllai i Markelianit, i cili vetëm pak muaj më parë grabiti dhe plagosi me armë banesën e Petrit dhe Afërdita Lazes. I riu Markelian Cungu, është  i skeduar për një sërë grabitjesh me dhunë dhe me armë në kryeqytet.

  • 22:15

    U plagos 30-vjeçari/ PAMJET nga vendi ku ndodhi përplasja me armë zjarri, del EMRI i autorit. Policia i është vënë pas

    Dosja.al ka siguruar pamje nga plagosja e të riut në spital. Mësohet se personi që ka plagosur të riun Rexhep Xhekja është identifikuar si Kevin Cungu. Mësohet se të dy janë përplasur për motive të dobëta por ende nuk dihen detaje të tjera lidhur me ngjarjen.

  • 22:07

    Plagosja në Tiranë, Policia identifikon autorin që qëlloi në këmbë 30-vjeçarin: Po “krehim” zonën

     Policia e Shtetit ka dhënë informacion zyrtar lidhur me plagosjen e ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Sipas njoftimit të plotë, Policia bën me dije se plagosja ka ndodhur pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta. I plagosur në këmbë dhe jashtë rrezikut për jetën, ka mbetur i plagosur 30-vjeçari me iniciale R.Xh. Ndërsa në kërkim është shpallur Kevin Cungu, i cili dyshohet se ka bërë plagosjen. 

    NJOFTIMI I PLOTË:

    Tiranë Policia identifikon autorin e dyshuar të plagosjes me armë të 30-vjeçarit.Vijon krehja e zonës për kapjen e tij. Më datë 11.09.2020, rreth orës 21:26, në fund të rrugës “5 Maji”, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, dyshohet se shtetasi me iniciale K. C, ka plagosur me armë zjarri pistoletë në këmbë shtetasin R.Xh., 30 vjeç, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta kanë bërë identifikimin e autorit të dyshuar. Policia ka rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit, i cili menjeherë pas plagosjes është larguar nga vendngjarja. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe fiksimin e çdo prove materiale që do ti shërbejë hetimit dhe dokumentimit të plotë të ngjarjes.

Shto Koment