Aktualitet

Ndalohet kamioni pa targa në Kukës, shoferi dërgohet në komisariat, tre vëllezërit e tij dhunojnë efektivët

11 Shtator 2020, 17:21 Nga DOSJA
Ndalohet kamioni pa targa në Kukës, shoferi dërgohet në

KUKES– Policia e Kukësit ka arrestuar tre persona dhe ka shpallur në kërkim një tjetër pasi jo vetëm kanë kundërshtuar urdhrin e punonjësit të policisë por edhe i kanë kanosur ata për shkak të detyrës.

Ngjarja nisi në aksin rrugor Krumë-Letaj, kur policët ndaluan një kamion pa targa, i cili ishte i ngarkuar me material kromi në dukje. Shoferi i kamionit i ka kundërshtuar efektivët duke mos ju dhënë dokumentat, duke bërë që më pas policët ta dërgonin në komisariat.

Gjatë shoqërimit e A.D familjarët e tij kanë dhunuar efektivët. Familjarët e shtetasit A. D., konkretisht vëllezërit B. D., D. D. dhe kushëriri i tij B. D., janë konfliktuar dhe kanë kanosur punonjësit e Policisë, me qëllim që të mos bllokonin kamionin. Tre personat u arrestuan ndërkohë njëri prej tyre është shpallur në kërkim.

Njoftimi i policisë:

Është shoqëruar në komisariatin e Kukësit shtetasi A.D pasi nuk kishte dokumentat me vete. Gjatë shoqërimit për veprime të metejshme në Komisariatin e Policisë Kukës, familjarët e shtetasit A. D., konkretisht vëllezërit B. D., D. D. dhe kushëriri i tij B. D., janë konfliktuar dhe kanë kanosur punonjësit e Policisë, me qëllim që të mos bllokonin kamionin. Me ardhjen e forcave të tjera të Policisë në ndihmë është bërë shoqërimi i shtetasve në ambientet e Policisë dhe në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve në DVP Kukës bënë arrestimin në flagrancë të tyre, konkretisht:

B.D., 30 vjeç, A. D., 33 vjeç dhe B. D., 34 vjeç, banues në Golaj.

Si dhe u shpall në kërkim policor shtetasi D. D., 36 vjeç, njëri prej vëllezërve të drejtuesit të kamionit.Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes, ndërsa nga ana e Policisë rrugore vijojnë veprimet për bllokimin e kamionit. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të Policisë së Rendit Publik”, “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së Rendit Publik”, ”Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, kryer në bashkëpunim.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestim dhune ndaj efektiveve kukes arrestim dhune ndaj efektiveve kukes

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Shtator 2020, 16:24

TIRANË– Xhaxhai i Eglantina Bucit i ka kërkuar Policisë që të tërheqë eshtrat e mbesës së tij në mënyrë që t’i varrosë. Xhaxhai është i vetmi n...

Aktualitet 11 Shtator 2020, 15:01

TIRANË– Sërish flakë në Shqipëri. Vetëm gjatë ditës së sotme janë aktivizuar disa vatra të reja në Vlorë, Lushnje dhe Kurbin. Në Vlorë, vatra është a...