Aktualitet

Deti kthehet në varrezë anijesh të vjetra! Përmbytet një tjetër mjet lundrues në Vlorë, pamjet nga fundosja

11 Shtator 2020, 17:00 Nga DOSJA
Deti kthehet në varrezë anijesh të vjetra! Përmbytet

VLORE- Një anije e vjetër është fundosur ditën e sotme në qytetin e Vlorës. Anija është pastruar nga vajrat dhe mbetjet e tjera me impakt mjedisor dhe më pas është zhytur në det.

Kujtojmë se kjo është anija e tretë e cila po fundoset në gjirin e Vlorës në një periudhë të shkurtër kohe. Mesa duket është vendosur që hapësira nënujore e qytetit bregdetar të kthehet në një varrezë anijesh të vjetëruara.

Qëllimi i fundosjes së qëllimshme është shndërrimi i relikes ushtarake në një atraksion turistik.

Një tjetër anije është fundosur ditë më parë nga autoritetet portuale dhe ushtarake të cilët kanë realizuar fundosjen në Gjirin e Vlorës me qëllim për ta kthyer në një atraksion turistik.

Nuk dihet se nëse do të ketë të tjera fundosje anijesh në ditët në vijim.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet anije fundoset anija ne vlore anije fundoset anija ne vlore

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Shtator 2020, 16:24

TIRANË– Xhaxhai i Eglantina Bucit i ka kërkuar Policisë që të tërheqë eshtrat e mbesës së tij në mënyrë që t’i varrosë. Xhaxhai është i vetmi n...

Aktualitet 11 Shtator 2020, 15:01

TIRANË– Sërish flakë në Shqipëri. Vetëm gjatë ditës së sotme janë aktivizuar disa vatra të reja në Vlorë, Lushnje dhe Kurbin. Në Vlorë, vatra është a...