Politike

”PS kërcënon për votat e administratës”, Braçe sfidon PD-në: Më jepni një emër të thirrur nga eprori për t’i dh

11 Shtator 2020, 18:12 Nga DOSJA
”PS kërcënon për votat e administratës”,

TIRANE– Partia Demokratike ka bërë publike ditën e sotme një dokument ku njofton se nënpunësve iu kërkohet që të dorëzojnë emrin dhe kartën e identitetit që të përfshihen me presion në zgjedhje, për të votuar Partinë Socialiste.

Në njoftimin e shpërndarë për mediat, Gazment Bardhi sekretari i përgjithshëm i PD-së, u shpreh se nuk do të lejojnë asnjë tolerim që shkel ligjin dhe barazinë në zgjedhje.

Për këtë akuzë që i bëhet PS-së ka reaguar zëvendëskryeministri i Partisë Demokratike Erion Braçe i cili thotë se partia e Lulit ka rritur trysninë kriminale, publike ndaj nënpunësve të shtetit. Ai shton se letrat që ata paraqesin janë pa asnjë shenjë identifikuese e se atë mund ta bëjë kushdo. Letës të atij lloji mund ta gjejmë lehtë në Google, thotë më tej Braçe në shkrimin e tij.

Skenarët kriminalë që ende nuk janë ndëshkuar siç duhet, shpikur nga hiçi e kthyer në çështje shantazhi kriminale, nuk kalojnë më, nuk falen e do ndëshkohen siç e meritojnë sipas ligjeve në fuqi- thotë në fund të shkrimit të tij Braçe.

Nga Erjon Braçe

Shantazhi mbi administratën është vërtetë kriminal!

Prej mengjesit te sotem, duke nisur nga nje njeri qe shantazhon administraten vendore per perfitime banale kriminale edhe ne oborr te institucioneve dhe, vijuar me nje udheheqes qe rikthen fuksat e partise se qemotit ne aktivitet ktiminal ndaj administrates kudo. Partia e Lylit ka rritur trysnine kriminale, publike ndaj nepunesve te shtetit! Sorollasin nje leter pa shenja identifikuese te cdo lloji, te cilen mund ta bej kushdo, pra edhe ata vete, si prove e angazhimit te administrates ne “nje skeme te vjedhjes se votes”;

Vecanerisht kur thone se kjo leter u eshte dhene keshilltareve bashkiake qe nuk jane “administrate”, por te zgjedhur politike me vote! Si kjo leter gjen ne Google dhjetera te se njejtes forme, tepke, te cilat PD i ka bere cdo pale zgjedhje. E sfidon partinë e Lylit të nxjerrë një pede-ist të vetëm në administratë-dhe ka shumë të tillë, të thotë që e ka thirrur një epror, i ka kërkuar dhunshëm angazhim me PS dhe i ka dhënë në dorë këtë letër!

Një pede-st të vetëm, publikisht! Ne te kundert, dua te percjelle nje mesazh shume te qarte;

Aktiviteti politik, partiak në zyrat e shtetit dhe në kohën e punës së përcasktuar nga ligji, është i ndaluar dhe çdo titullar do mbajë përgjegjësinë për çdo shkelje të këtij ligji! Nderkohe, une dhe cdo institucion do i dale per zot cdo nepunesi te shtetit qe do te jete nen agresionin e shantazhin e paralajmeruar sot nga partia e Lylit permes bandave partiake qe duan te zevendesojne shtetin me partine e tyre. Cdo akt i tille sulmi e shantazhi ndaj cdo nepunesi do goditet me forcen e ligjit e do kallezohet sic ligji e percakton! Skenaret kriminale qe ende nuk jane ndeshkuar sic duhet, shpikur nga hici e kthyer ne ceshtje shantazhi kriminal, nuk kalojne me, nuk falen me e do ndeshkohen sic e meritojne sipas ligjeve ne fuqi!

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike erion brace partia demokratike erion brace partia demokratike

Sondazh

Poll