Politike

Rama ‘thumbon’ banorët e Kamzës: Votuat symbyllur PD-në për 30 vite, ata baltosin punën tonë

11 Shtator 2020, 16:11 Nga DOSJA
Rama ‘thumbon’ banorët e Kamzës: Votuat symbyllur

TIRANE– Kryeministri Edi Rama ka bërë publik investimin për më shumë se 53 mijë banorë të Kamzës. Ai ka publikuar pamje nga  kantieri i ujit në Bathore duke thënë se ky është një investimi që iu duhej.

Rama shkruan në postimin e tij se Kamza do të dalë më në fund nga mesjeta infrastrukturore, pasi ata ndërtojnë me mund e durim për Shqipërinë Europiane, ndërsa PD-ja, partia të cilën ata e votojnë prej 30 vitesh, prish punët.

Sipas Ramës, ‘Pas ndërhyrjeve në kolektorin kryesor dhe lidhjet e shtëpive në rrjetin e kanalizimeve të 11 963 abonentëve, mijëra banorë e biznese të këtyre zonave nuk do të përballen më me përmbytjet tradicioale masive gjatë shirave, që pasonin shiun e votave për PD-në”.

Mesazhi i Ramës:

KANTIERI I UJIT në BATHORE – FRUTIKULTURE – LAKNAS -ZALLMNER, një investim për 53 372 banorë të Kamzës, që votuan symbyllur në shumicë për 30 vjet PD-në dhe prej 30 vjetësh iu fishkëllejnë rubinetat kur i hapin për ujë.

Pas ndërhyrjeve në kolektorin kryesor dhe lidhjet e shtëpive në rrjetin e kanalizimeve të 11 963 abonentëve, mijëra banorë e biznese të këtyre zonave nuk do të përballen më me përmbytjet tradicioale masive gjatë shirave, që pasonin shiun e votave për PD-në.

Vijojmë në 2021 me nisjen e një investimi madhor në Kamëz, për të përmbyllur njëherë e mirë historinë e ujërave të ndotura që bashkëjetojnë me familjet e Kamzës, si pasqyra më besnike e paturpësisë “demokratikase” ndaj tyre.

Me ndërtimin e Impiantit të Ujërave të ndotura dhe përmbylljen 100% të investimit në sistemin e kanalizimeve, Kamza do të dalë më në fund nga mesjeta infrastrukturore ku jeton, zhvillon mitingje dhe voton PD-në prej 30 vjetësh…
S’ka problem, i kemi ndarë punët, ne ndërtojmë me mund e durim Shqipërinë Europiane kudo, për të gjithë, PD-ja baltos punën tonë, kurdo e me gjithsej! Pa pikën e turpit.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama investimi per kamzen kamza edi rama investimi per kamzen kamza

Sondazh

Poll

Politike 11 Shtator 2020, 12:35

TIRANE- Politikanët bëjnë premtime në kohën e zgjedhjeve, që të mund të fitojnë besimin e qytetarëve. Edi Rama njëjtë si të gjithë të tjerët në vitin 2013, në n...

Politike 11 Shtator 2020, 11:26

TIRANË– Partia Demokratike ka deklarur se kryeministri Edi Rama ka gënyer kur ka thënë se do t’i mbyllë lojërat e fatit. Përmes një deklarate për mediat, G...