Politike

MISIONI I OSBE/ Rama TELEFONATË me presidentin ukrainas, Zelenskyy i tregon situatën e tensionuar: Humbën një ushtar ndaj re

11 Shtator 2020, 17:07 Nga DOSJA
MISIONI I OSBE/ Rama TELEFONATË me presidentin ukrainas, Zelenskyy i tregon

TIRANË- Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy ka zhvilluar një bisedë telefonike me kreun e OSBE-së dhe kryeministrin Edi Rama, gjatë së cilës kanë diskutuar l idhur me gjetjen e një zgjidhjeje paqësore në Donbas. Ashtu siç raporton edhe faqja e Presidencës ukrainase, Zelenskyy falënderoi OSBE-në për faktin se i kishte dhënë përparësi për rivendosjen e sovranitetit dhe integritetit territorial. Të dy palët kanë diskutuar lidhur me situatën në Donbas, dhe progresin e negociatave të “Normandisë”.

Presidenti risolli në vëmendje shkeljet e marrëveshjeve nga grupet e armatosura ilegale, duke përfshirë bombardimet e pozicioneve ukrainase në 6 dhe 10 shtator.

Dje, gjatë bisedës time telefonike me kancelaren Angela Merkel, militantët hapën zjarr në pozicionet e Ukrainës pranë fshatit Shumy, në zonën ku do të zhvillohej takimi i JCCC dhe OSBE. Ndryshimi midis këtyre të shtënave dhe ato të mëparshmeve është fakti se këto të fundit ishin të qëllimshme. Ne nuk duam një përshkallëzim të situatës. Nga sulmi i 6 shtatorit ne humbën një ushtar, ndërsa një tjetër u plagos,”-tha Volodimir Zelenskyi.  Volodymyr Zelenskyy theksoi edhe pritshmërinë që Ukraina ka që OSBE t’i dedikojë kohë situatës më Republikën Autonome të Krimesë. 

Nga ana e tij, Kryetari i OSBE-së mbështeti përpjekjet e Ukrainës për të arritur paqen në rajon dhe siguroi gatishmërinë e Kryesisë Shqiptare për të kontribuar në rivendosjen e paqes. Më tej, Rama vuri në dukje se hapat e ndërmarra nga Presidenti ukrainas dhe populli ukrainas drejt paqes janë shumë të guximshme.  Ai gjithashtu theksoi se i vjen keq për mungesën e ndërveprimit nga pala tjetër, duke shtuar se OSBE është një organizatë e paanshme, por jo indiferente.

Në fund të bisedës,kryeministri Edi Rama ftoi Volodymyr Zelenskyy të vizitojë Shqipërinë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama dhe volodymyr zelenskyy volodymyr zelenskyy edi rama edi rama dhe volodymyr zelenskyy volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll

Politike 11 Shtator 2020, 12:35

TIRANE- Politikanët bëjnë premtime në kohën e zgjedhjeve, që të mund të fitojnë besimin e qytetarëve. Edi Rama njëjtë si të gjithë të tjerët në vitin 2013, në n...

Politike 11 Shtator 2020, 11:26

TIRANË– Partia Demokratike ka deklarur se kryeministri Edi Rama ka gënyer kur ka thënë se do t’i mbyllë lojërat e fatit. Përmes një deklarate për mediat, G...