Politike

Takimi në Shkodër! Qeveritë Kosovë-Shqipëri mblidhen në 25 shtator, ja ç’do diskutohet

11 Shtator 2020, 17:58 Nga DOSJA
Takimi në Shkodër! Qeveritë Kosovë-Shqipëri mblidhen

SHKODËR– Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës, do të mblidhen sërish më 25 shtator! Burime bëjnë me dije se mbledhja e përbashkët mes dy qeverive do të zhvillohet në qytetin e Shkodrës.

Në vizitën e parë si kryeministër i Kosovës, disa javë më parë, Avdullah Hoti, foli edhe për disa nga marrëveshjet që pritet të dakordësojnë dy qeveritë. Në fjalën e tij, Hoti foli për një doganë të përbashkët në Durrës dhe Morinë. Por ashtu përmendi edhe ndërtimin e një HEC-i në Shqipëri. 

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, njëherë edhe koordinatore për mbledhjet e dy qeverive, Albulena Balaj-Halimaj, ka thënë se marrëveshjet do të jenë në interes të dy palëve.

Kosova dhe Shqipëria kanë filluar mbajtjen e mbledhjeve të përbashkëta mes dy qeverive që prej 11 janarit të vitit 2014, nën udhëheqjen e dy kryeministrave, Hashim Thaçit dhe Edi Ramës. 

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike mbledhja shqiperi-kosove mbledhja shqiperi-kosove

Sondazh

Poll

Politike 11 Shtator 2020, 12:35

TIRANE- Politikanët bëjnë premtime në kohën e zgjedhjeve, që të mund të fitojnë besimin e qytetarëve. Edi Rama njëjtë si të gjithë të tjerët në vitin 2013, në n...