Politike

Formulari i PS dhe kërcënimi për votat e administratës, PD nis monitorimin kombëtar: Do të çohet për ndjekje penale çdo

11 Shtator 2020, 13:47 Nga DOSJA
Formulari i PS dhe kërcënimi për votat e administratës, PD

TIRANE– Partia Demokratike ka nisur monitorimin për të mos lejuar asnjë lëvizje të PS, të cilën e konsideron shkelje të ligjit dhe barazisë në zgjedhje.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, u kërkoi të gjitha degëve të PD të identifikojnë dhe të monitorojnë çdo drejtor dhe çdo nëpunës që përfshihet në presionin e paligjshëm të administratës për të siguruar vota për PS.

Gazmend Bardhi nëpërmjet një njoftimi të bërë thekson se nënpunësve u kërkohet të dorëzojnë listat me emrat, adresat dhe numrin e kartës së identitetit, të 20-50 pesonave (sipas funksionit) që ata marrin përsipër të sjellin për të votuar për Partinë Socialiste, në të kundërt, ata shantazhohen me largim nga puna.

NJOFTIMI I PARTISE DEMOKRATIKE:

Partia Demokratike nuk do të tolerojë asnjë lëvizje të PS, të cilën e konsideron shkelje të ligjit dhe barazisë në zgjedhje. Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, u kërkoi të gjitha degëve të PD të identifikojnë dhe të monitorojnë çdo drejtor dhe çdo nëpunës që përfshihet në presionin e paligjshëm të administratës për të siguruar vota për PS. Shkak për angazhimin e strukturës së PD në të gjithë vendin është bërë shpërndarja në çdo institucion e një formulari përmes të cilit u kërkohet punonjësve të administratës shtetërore angazhim elektoral në favor të PS. PD thekson se atyre u kërkohet të dorëzojnë listat me emrat, adresat dhe numrin e kartës së identitetit, të 20-50 pesonave (sipas funksionit) që ata marrin përsipër të sjellin për të votuar për Partinë Socialiste, në të kundërt, ata shantazhohen me largim nga puna. Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, e cilëson këtë “një skeme kriminale të përdorimit të administratës shtetërore nga PS për qëllime elektorale”, të dënueshme nga Kodi Penal, neni 328/a “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”.

Duke paralajmëruar ndjekjn penale për çdo shkelës të ligjit, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, ka lënë 2 detyra për Shtabet Politike në të gjitha degët.

1. Të identifikojnë të gjithë drejtuesit e institucioneve shtetërore që kanë shpërndarë një Formular të tillë apo që shantazhojnë punonjësit e tyre për qëllime politike/elektorale, si dhe të dokumentohen veprimet e paligjshme të çdo punonjësi të administratës shtetërore që angazhohet në veprimtari politike me qëllim elektoral. Për secilin prej tyre të dhënat të përcillen në Shtabin Qendror në PDSH për efekt dokumentimi dhe për përgatitjen e kallëzimeve penale në prokurori.

2. Të garantohen të gjithë punonjësit e administratës publike që nuk angazhohen në veprimtari politike se asnjë akt shantazhi apo largimi nga puna për qëllime elektorale nuk do të njihet nga Qeveria e re e Partisë Demokratike e dalë pas zgjedhjeve të 25 Prillit 2021.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike formulari i ps kercenim per votat e administrates partia demokratike formulari i ps kercenim per votat e administrates partia demokratike

Sondazh

Poll

Politike 11 Shtator 2020, 12:35

TIRANE- Politikanët bëjnë premtime në kohën e zgjedhjeve, që të mund të fitojnë besimin e qytetarëve. Edi Rama njëjtë si të gjithë të tjerët në vitin 2013, në n...

Politike 11 Shtator 2020, 11:26

TIRANË– Partia Demokratike ka deklarur se kryeministri Edi Rama ka gënyer kur ka thënë se do t’i mbyllë lojërat e fatit. Përmes një deklarate për mediat, G...