Aktualitet

“Rinasi”, Artan Hoxha: FNSH-ja e pa grabitjen, kompania e sigurisë s’e lejoi të ndërhynte

13 Prill 2019, 05:27 Nga DOSJA
“Rinasi”, Artan Hoxha: FNSH-ja e pa grabitjen, kompania e

Tiranë- Në lidhje me grabitjen e 10 milionë eurove në Rinas gazetari Artan Hoxha ka treguar se në momentin e grabitjes, një grup i forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë i ka parë hajdutët por kompania e sigurisë ICTS, nuk i ka lënë të hyjnë në pistë.

Në emisionin  “Java” në RTSH ai deklaroi se pistë gjatë momentit të grabitjes ka patur dhe një makinë tjetër, e cila priste të ekstradonte dy persona.

Punonjës të FNSH-së kanë parë nga jashtë rrethimit skenën e grabitjes dhe kanë tentuar të ndërhyjnë por nuk janë lejuar të futen brenda pistës nga ICTS-ja. Ndërkohë që brenda në pistë ishte edhe një furgon tjetër me policë, të cilët prisnin dy persona që po ekstradoheshin. Megjithatë këta nuk kishin fushë pamje të grabitjes.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha fnsh nuk u lejua në rinas grabitja ne rinas artan hoxha fnsh nuk u lejua në rinas grabitja ne rinas

Sondazh

Poll