Aktualitet

Dhuna ndaj gazetarit, UGSH i kërkon Markut të reagojë: Heshtja e deputeteve injorim i përgjegjësisë

12 Prill 2019, 19:55 Nga DOSJA
Dhuna ndaj gazetarit, UGSH i kërkon Markut të reagojë: Heshtja e

TIRANË- Pas aktit të shëmtuar të publikuar nga mediet, ku gazetari i Klan Plus, Renaldo Salianji, shtyhet me vrull nga truproja i kryeprokurores, teksa provon t’i marrë një prononcim shefes së organit të akuzës, për shumë çështje ende pa përgjigje, ka reaguar edhe Unioni i Gazetarëve Shqiptarë (UGSH). (Lexo këtu)

Me anë të një deklarate për shtyp, UGSH dënon sjelljen e truprojës së kryeprokurores Arta Marku, ndaj gazetarit Renaldo Salianji, ndërsa thekson se veprime të tilla cënojnë integritetin fizik ndaj reporterëve.

UGSH, kërkon nga kryeprokurorja Arta Marku një reagim të menjëhershëm, dhe me veprime institucionale në detyrim të respektimit dhe mbrojtjes së lirisë së gazetarit, të drejtës për informim dhe transparencë të çdo autoritetit. Po ashtu, Unioni i Gazetarëve, e quan heshtjen e deputetëve të pranishëm, si injorim i përgjegjësisë. 

Deklarata e plotë:

Reporteri eshte sherbetor i interesit publik! Autoriteti nuk mbrohet duke shtyre gazetaret!

Deklarate e UGSH-se

Tirane me 12.04.2019

Sjellje, si ne sekuencen e publikuar sot ne media, ku rojet e sigurise se Prokurores se Perkohshme te Pergjithshme, shtyjne fizikisht gazetaret ne detyre, jane imazh i keq dhe nje akt fizik i patolerueshem. Veprime te tilla qe cenojne integritetin fizik, ndaj reportereve te mediave ne prezence dhe para syve te autoriteteve publike, ndersa zgjasin mikrofonet dhe drejtojne pyetje per interes te çeshtjes publike, deshmojne qartazi nje situate kritike ne komunikim dhe ne marredhenien mes autoriteteve te larta institucionale te vendit.
Unioni i Gazetareve Shqiptare reagon permes kesaj deklarate duke ju drejtuar zonjes Arta Marku per nje reagim te menjehershem dhe me veprime institucionale, ne detyrim te respektimit dhe mbrojtjes se lirise se gazetarit, te drejtes per informim dhe transparence te çdo autoriteti, kushdo qofte ai.
UGSH e konsiderojme heshtjen dhe shperfilljen e zonjave deputete socialiste te kesaj sjelljeje, si nje injorim te pergjegjesise dhe reagimit ne cilesine e perfaqesueseve te Parlamentit te vendit.

Zyra e Shtypit
Unioni i Gazetareve Shqiptare

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dhunimi i gazetarit renaldo salianji truproja e arta markut dhunon gazetarin unioni i gazetarëve dhunimi i gazetarit renaldo salianji truproja e arta markut dhunon gazetarin unioni i gazetarëve

Sondazh

Poll