Aktualitet

Greqi/ Do trafikonin kokainë me vlerë 500 mijë euro, arrestohen 4 shqiptarë në Athinë (Video)

12 Prill 2019, 19:56 Nga DOSJA
Greqi/ Do trafikonin kokainë me vlerë 500 mijë euro, arrestohen 4

GREQI- Katër shtetas shqiptarë kanë përfunduar në pranga, pasi  ishin pjesë e një grupi kriminal në Athinë.

Sipas raportimit të medieve greke, shqiptarët kishin kthyer një magazinë në një laborator modern kultivimi të lëndës narkotike të llojit Cannabis Sativa.  Shqiptarët e arrestuar janë përkatësisht të moshës 35, 35 37 dhe 39-vjeç. 

Aktivikteti i tyre kriminal nuk ishte vetëm në kultivimin e sofistikuar të drogës që kishin ngritur, por edhe në shpërndarje e shitjen e lëndës narkotike.

Në total në këtë laborator u gjetën dhe usekuestruan: 915 fidanë të rritur nga 10 në 70 cm lartësi,  2.6 kg kanabis të tharë, fare bime, fidanë si dhe pajisjet laboratorike, si dhe 4  celularë.

Sipas policisë, nëse do të shitej sasia e drogës që u sekuestrua, do të kapte shifrën e 500 000 eurove.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 4 shqiptare ne greqi greqi kultivim droge arrestohen 4 shqiptare ne greqi greqi kultivim droge

Sondazh

Poll