Aktualitet

Denoncimi i pedagogut Vladimir Kola: Ulsi Manja me Doktoraturë të kopjuar

12 Prill 2019, 20:41 Nga DOSJA

TIRANË- Vijojnë publikimet e doktoraturave plagjiaturë nga zyrtarë të lartë të politikës dhe jo vetëm, në vendin tonë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, studiuesi Vladimir Kola, ka publikuar doktoraturën e deputeti të Partisë Socialiste, Ulsi Manja, që sipas tij është e kopjuar.

Sipas Vladimir Kolës, doktoratura me temë: “Veprat penale kundër mjedisit ( neni 201-207 kp)”,

e mbrojtur nga Ulsi Manja në shtator 2017, pranë Univerisitetit të Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë, Departamenti i së Drejtës Penale, me udhëheqës shkencor Prof. Skënder Kaçupi”, është plagjiaturë.

Më poshtë postimi i Vladimir Kolës:

Mirëmbrëma nga “ustai i plagjiaturave”

Ulsi Manja doktoraturë me plagjiaturë

Zbulimi, analiza dhe krahasimi i Tezës së Doktoraturës me plagjiaturë me titull

“Veprat penale kundër mjedisit ( neni 201-207 kp)”,

e mbrojtur nga Ulsi Manja në shtator 2017, pranë Univerisitetit të Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë, Departamenti i së Drejtës Penale, me udhëheqës shkencor Prof. Skënder Kaçupi.

Teza gjendet e plotë në internet në këtë adresë:

http://www.doktoratura.unitir.edu.al/…/doktoratura-Ulsi-Man…

1.

Në Tezën në fjalë, 7 faqe (faqet 107-114) janë kopjuar nga artikulli shkencor me titull:

“E Drejta për Informim mbi Çështjet e Mjedisit: Legjislacioni Shqiptar në Vështrim Krahasues me Konventën e Aarhus-It”,

me autore Irma Baraku, i publikuar në vitin 2013 në “Revista Shqiptare për Studime Ligjore” Vol. 7.

Artikulli origjinal gjendet në internet në këtë adresë:

http://www.ajls.org/doc/2DrejtaInformimMjedisi.pdf

Burimi origjinal nuk është referuar (në tekst apo në fusnotë), cituar apo listuar te literatura e konsultuar.

2.

Në Tezën në fjalë, faqet 91-92 janë kopjuar nga një studim i Bankës Botërore, i vitit 2010, me titull:

“Inspections Reforms: Do Models Exist?”

Studimi origjinal gjendet në internet në këtë adresë:

http://regulatoryreform.com/…/Inspections-Reforms-Do-Models…

Burimi origjinal nuk është referuar (në tekst apo në fusnotë), cituar apo listuar te literatura e konsultuar.

3.

Në Tezën në fjalë, faqet 87-88 janë kopjuar nga

Vendimi i Këshillit të Ministrave, nr. 24, datë 22.1.2004.

VKM-ja nr. 24, datë 22.1.2004 gjendet në internet në këtë adresë:

http://faolex.fao.org/docs/texts/alb67645.doc

Burimi origjinal nuk është referuar (në tekst apo në fusnotë), cituar apo listuar te literatura e konsultuar.

4.

Në Tezën në fjalë, faqja 71 dhe një pjesë e faqes 68 janë kopjuar nga siti i Komisionit Evropian nga adresat:

http://ec.europa.eu/environment/legal/crime/index.htm

http://ec.europa.eu/environment/legal/crime/legis_en.htm

Siti i Komisionit Evropian në Tezë është listuar te literatura e konsultuar. Gjithashtu, siti i KE është referuar në tekst me fusnotë në faqet 61 dhe 62, por nuk është referuar te faqet 71 dhe 68.

© Vladimir Kola

Më poshtë po vendos krahasimin e teksteve:

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ulsi manja ulsi manja me doktoraturë plagjiaturë vladimir kola ulsi manja ulsi manja me doktoraturë plagjiaturë vladimir kola

Sondazh

Poll