Futi laminat kontrabandë, arrestohet 54-vjeçari nga Kosova, procedohet doganieri në Tropojë
11 Shtator 2020, 07:17Nga DOSJA
TROPOJË– Një 54-vjeçar me inicialet I. A., banues në Shishman, Kosovë ka rënë në pranga pasi akuzohet për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”. Sipas njoftimit të policisë, mësohet se 54-vjeçari, ka futur 100 metra katrorë laminat, përmes doganës Qafë Morinë-Tropojë.
Ai u arrestua në vendin e quajtur “Sopot”, gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në mjetin e tij tip furgon u konstatuan 100 m² laminat, për të cilat nuk dispononte asnjë faturë për vendin e origjinës së tyre.
Bashkë me të u procedua penalisht edhe 41-vjeçari me inicialet V. N., banues në Tropojë, me detyrë doganier në doganën Qafë Morinë-Tropojë, pasi ka shpërdoruar detyrën duke mos kryer veprimet doganore ndaj drejtuesit të mjetit të lartpërmendur.
Njoftimi i policisë Tropojë
Arrestohet në flagrancë një shtetas, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”. Procedohet penalisht dhe një doganier, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Specialistët e Seksionit për Hetimin dhe Parandalimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tropojë arrestuan në flagrancë i shtetasin I. A., 54 vjeç, banues në Shishman, Kosovë. Arrestimi i tij u bë pasi, në vendin e quajtur “Sopot”, gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në mjetin e tij tip furgon u konstatuan 100 m² laminat, për të cilat nuk dispononte asnjë faturë për vendin e origjinës së tyre.
Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin V. N., 41 vjeç, banues në Tropojë, me detyrë doganier në doganën Qafë Morinë-Tropojë, pasi ka shpërdoruar detyrën duke mos kryer veprimet doganore ndaj drejtuesit të mjetit të lartpërmendur. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
GJIROKASTËR– Rediart Buzheri, i riu që bashkë me të atit dhunoi dhe rrahu me grushte administratorin e Njësisë Administrative Lazarat, Muharrem Basha, ësht...
Aktualitet11 Shtator 2020, 06:29
DURRËS- Punonjësit e IKMT-së në Durrës nuk e llogaritën mirë zonën e rrezikut, gjatë shembjes së një pallati. Siç shihet qartë edhe videon e mëposht...
Shqipëria renditet ndër vendet që ka një nivel të ulët vetëvrasjesh në krahasim me shtetet e tjera të Europës.Shqipëria kishte në vitin 2017, kur bëhet raporti ...
PEQIN- Mbrëmjen e djeshme, në orën 23:30 ka ndodhur një vrasje në fshatin Lolaj të Peqinit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se gjatë një sherri për motive të ...
TIRANË-Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore. Dosja.al, Ora News dhe Gazeta Tema kanë si lajm të parë largimin ...
TIRANË– Një makinë policie është përfshirë në një aksident mbrëmjen e sotme në zonën e njohur si “21 Dhjetori” në Tiranë.Mësohet se automjeti i uniformave ...
TIRANË- Kreu i lëvizjes URA në Malin e Zi, Dritan Abazoviç deklaroi mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” se ai “do të dalë nga koalicioni qeveris...
TIRANË– Një bombul gazi ka shpërthyer brenda një banese në fshatin Selitë të Cërrikut, ndërsa dy persona kanë mbetur të plagosur. Ngjarja ka ndodhur mbrëmj...
PEQIN– Një banesë është tentuar të grabitet në Peqin. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Lolaj, në banesa ndodhet pranë rrugës nacionale Elb...
ELBASAN– Kryetari i Gjykatës së Elbasanit, Zihni Shahu, ka dhënë dorëheqjen dhe është larguar nga detyra. Gazetari Elton Qyno bën me dije se kryegjyqtari ka par...