Aktualitet

Aksidentohet makina e policisë te “21 Dhjetori” në Tiranë, lëndohet pasagjerja dhe përfundon në spital

10 Shtator 2020, 21:44 Nga DOSJA
Aksidentohet makina e policisë te “21 Dhjetori” në

TIRANË– Një makinë policie është përfshirë në një aksident mbrëmjen e sotme në zonën e njohur si “21 Dhjetori” në Tiranë.

Mësohet se automjeti i uniformave blu është përplasur me një makinë tjetër në kryqëzim dhe si pasojë është dëmtuar lehtë pasagjerja në mjetin e policisë, e cila u dërgua në spital, jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 23:00 në kryqëzimin e “21 Dhjetorit” është përfshirë në aksident mjeti i policisë me drejtues shtetasin Xh.P., me mjetin me drejtues shtetasin I.B. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar lehtë pasagjerja në mjetin e policisë, e cila u dërgua në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne tirane tirane aksident ne tirane tirane

Sondazh

Poll