Aktualitet

Ngjarje e rëndë në Peqin/ 51-vjeçari gjatë sherrit vret me gurë bashkëfshatarin, arrestohet nga Policia (EMRAT)

11 Shtator 2020, 05:37 Nga DOSJA
Ngjarje e rëndë në Peqin/ 51-vjeçari gjatë sherrit

PEQIN- Mbrëmjen e djeshme, në orën 23:30 ka ndodhur një vrasje në fshatin Lolaj të Peqinit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se gjatë një sherri për motive të dobëta 51-vjeçari Sefedin Çelmeta ka goditur disa herë me gurë 64-vjeçarin Shyqeri Hema. Ky i fundit ka ndërruar jetë pak minuta në vonë, sapo mbërriti në spitalin e Elbasanit.

Ndërkohë, policia ka arrestuar autorin e ngjarjes së rëndë, Sefedin Çelmeta. Mbi 51-vjeçarin rëndon vepra penale “Vrasje me dashje”.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Peqin, arrestuan në flagrancë shtetasin: S.Ç., 51 vjeç, banues në fshatin Lolaj, Peqin. Arrestimi i tij u bë pasi më datë 10.09.2020, rreth orës 23:30 , në fshatin Lolaj, Peqin, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta shtetasi S.Ç ka goditur me mjet të fortë ( gurë), shtetasin Sh.H., 64 vjeç, banues në fshatin Lolaj, Peqin, i cili  si pasojë e plagëve të marra  ka ndërruar jetë sapo ka mbëritur në Spitalin Rajonal të Elbasanit.

Matrialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan,  për veprën penale,  “Vrasje me dashje”.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet sefedin çelmeta shyqeri hema vritet 64-vjeçari në peqin sefedin çelmeta shyqeri hema vritet 64-vjeçari në peqin

Sondazh

Poll