Aktualitet

Shpërthen bombula e gazit brenda shtëpisë në Cërrik, plagosen gjyshi dhe mbesa, me urgjencë në spital

10 Shtator 2020, 20:11 Nga DOSJA
Shpërthen bombula e gazit brenda shtëpisë në Cërrik,

TIRANË– Një bombul gazi ka shpërthyer brenda një banese në fshatin Selitë të Cërrikut, ndërsa dy persona kanë mbetur të plagosur. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme, rreth orës 21:00, ku të plagosur kanë mbetur një i moshuar 81 vjeç dhe mbesa e tij 18- vjeçare. 

Gjyshi dhe mbesa janë nisur me urgjencë në spitalin e Elbasanit për të marrë ndihmën e parë mjekësore dhe fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë që grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Cërrik/Informacion paraprak

Rreth orës 21:00, në fshatin Selitë, Cërrik, në banesën e shtetasit I.Z., 81 vjeç, ka plasur një bombul gazi dhe për  pasojë banesa ka marrë flakë dhe  është djegur plotësishtë  si dhe janë lënduar në trup pronari i banesës dhe mbesa e tij shtetasja K.Z., 18 vjeçe, të cilët janë transportuar në Spital për ndihëm mjekësore,  jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet cerrik shperthen bombula ne cerrik cerrik shperthen bombula ne cerrik

Sondazh

Poll