Aktualitet

Frika nga Vettingu? Jep dorëheqjen dhe largohet nga detyra kryetari i gjykatës së rrethit në Elbasan

10 Shtator 2020, 19:16 Nga DOSJA
Frika nga Vettingu? Jep dorëheqjen dhe largohet nga detyra kryetari i

ELBASAN– Kryetari i Gjykatës së Elbasanit, Zihni Shahu, ka dhënë dorëheqjen dhe është larguar nga detyra. Gazetari Elton Qyno bën me dije se kryegjyqtari ka paraqitur dorëheqjen pranë KLGJ-së, vetëm pak kohë para se t’i nënshtrohej procesit të Vettingut.

Zihni Shahu, qëndroi në këtë detyrë për gati 10 muaj, pasi u emërua nga KLGJ për të drejtuar gjykatën e Elbasanit, menjëherë sapo “Vettingu” shkarkoi Sulejman Kurtin.

Shahu ishte një nga 120 prokurorët dhe gjyqtarët që ishin pjesë e listës së KPK, të cilët duhet të kalonin në sitën e vettingut.

Gjithashtu mësohet se Shahu, do vijojë të qëndrojë në detyrë deri në fund të muajit, ku do kryejë dorëzimin e dosjeve dhe materialeve të tjera të punës.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dorehiqet zihni shahu vettingu zihni shahu dorehiqet zihni shahu vettingu zihni shahu

Sondazh

Poll