Rrahu me grushte kreun e njësisë në Lazarat, arrestohet Rediart Buzheri, në kërkim i ati që bashkëpunoi me të
GJIROKASTËR– Rediart Buzheri, i riu që bashkë me të atit dhunoi dhe rrahu me grushte administratorin e Njësisë Administrative Lazarat, Muharrem Basha, është vënë në pranga.
Mëngjesin e sotëm, afro dy javë pas ngjarjes që ndodhi në Lazarat, pas të cilës Buzheri u shpall në kërkim, është arrestuar. Ndërkohë, që në kërkim është ende babai i Buzherit, Islami, i cili gjithashtu akuzohet se ka rrahur Bashën.
Më 28 gusht, babë e bir Islam dhe Rediart Buzheri, rrahën dhe goditën me grushte Muharrem Bashën, administratorin e Njësisë Administrative Lazarat. Fillimisht babë e bir janë konfliktuar me Bashën për pastrimin e urës në Lazarat. Më pas sherri ka agravuar dhe ata kanë goditur me grushte dhe kanë dhunuar Bashën.
Pas sherrit, Basha ka bërë kallëzim në polici, ndërsa Islam dhe Rediart Buzheri u larguan nga vendi i ngjarjes. Dosja.al ka zbardhur foton dhe detaje nga jeta e të riut. Rediart Buzheri është pjesë e strukturës së Forumit Rinor të Partisë Demokratike. Në rrjetet sociale, ai mban në kopertinë foton e Sali Berishës, ndërsa nuk mungojnë fotot e Azem Hajdarit, kreut të PD-së, Lulzim Basha dhe Flamur Nokës.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
Shqipëria, ndër vendet me nivel më të ulët vetëvrasjesh në Europë
Shqipëria renditet ndër vendet që ka një nivel të ulët vetëvrasjesh në krahasim me shtetet e tjera të Europës.Shqipëria kishte në vitin 2017, kur bëhet raporti ...
Ngjarje e rëndë në Peqin/ 51-vjeçari gjatë sherrit vret me gurë bashkëfshatarin, arrestohet nga Policia (EMRAT)
PEQIN- Mbrëmjen e djeshme, në orën 23:30 ka ndodhur një vrasje në fshatin Lolaj të Peqinit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se gjatë një sherri për motive të ...
Çfarë ndodh rreth nesh? Titujt kryesorë të portaleve, 11 shtator 2020
TIRANË-Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore. Dosja.al, Ora News dhe Gazeta Tema kanë si lajm të parë largimin ...
Aksidentohet makina e policisë te “21 Dhjetori” në Tiranë, lëndohet pasagjerja dhe përfundon në spital
TIRANË– Një makinë policie është përfshirë në një aksident mbrëmjen e sotme në zonën e njohur si “21 Dhjetori” në Tiranë.Mësohet se automjeti i uniformave ...
QEVERIA në Mal të Zi/ Abazoviç: Dal nga qeveria nëse prishet marrëveshja mes partive
TIRANË- Kreu i lëvizjes URA në Malin e Zi, Dritan Abazoviç deklaroi mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” se ai “do të dalë nga koalicioni qeveris...
Shpërthen bombula e gazit brenda shtëpisë në Cërrik, plagosen gjyshi dhe mbesa, me urgjencë në spital
TIRANË– Një bombul gazi ka shpërthyer brenda një banese në fshatin Selitë të Cërrikut, ndërsa dy persona kanë mbetur të plagosur. Ngjarja ka ndodhur mbrëmj...
Grabitet banesa në Peqin, zonja e shtëpisë përballet me autorët e armatosur
PEQIN– Një banesë është tentuar të grabitet në Peqin. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Lolaj, në banesa ndodhet pranë rrugës nacionale Elb...
Frika nga Vettingu? Jep dorëheqjen dhe largohet nga detyra kryetari i gjykatës së rrethit në Elbasan
ELBASAN– Kryetari i Gjykatës së Elbasanit, Zihni Shahu, ka dhënë dorëheqjen dhe është larguar nga detyra. Gazetari Elton Qyno bën me dije se kryegjyqtari ka par...
U plagosën babai me tre djemtë… Sherri në mes të Elbasanit nisi për një lojë bixhozi, palët u përballën dhe…
ELBASAN– Detaje të reja janë zbuluar nga plagosja me thikë e katër personave brenda një lokali në Elbasan. Burime nga Dosja.al bëjnë me dije se konflikti ka nis...