Politike

Lleshaj: Krimet në Dibër kanë rënë, njerëzit me mend nuk përdorin dhunën, vrasjet në Shqipëri janë përgjysmuar

10 Shtator 2020, 17:33 Nga DOSJA
Lleshaj: Krimet në Dibër kanë rënë, njerëzit me

DIBER– Është prezantuar struktura Shqiponja në Dibër ditën e sotme. Ky prezantim u bë nga Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj i cili nga Dibra deklaroi se kjo strukturë do të shërbejë për ruajtjen e rendit dhe sigurisë.

Megjithatë ai u shpreh se Dibra është një qytet me kriminalitet të ulët, duke e shpjeguar këtë me faktin se sipas tij, është një qytet që përdor mendjen dhe jo armën.

Lleshaj deklaroi se deri më tani në këtë strukturë në të gjithë vendin janë rekrutuar 500 persona nga 2500 kandidatë, ndërsa theksoi se qeveria nuk i ka ndaluar investimet për sigurinë pavarësisht pandemisë së koronavirusit.

Gjatë fjalimit të tij ai tha se e kanë në plan që ti zgjerojnë këto struktura për të krijuar kapacitetet që iu mungojnë.

Fjalimi i Lleshajt:

 “Fakti që nuk ka krime të rënda të bën të ndihesh mirë. Dibra ndihet si vend i mendjes dhe aty ku është mendja nuk është dhuna. Dhe fakti që nuk ka dhunë domethënë se këtu ka mend. Së pari falenderoj qytetarët. Ata kanë mundësuar që edhe institucionet të bëhen pjesë e këtij suksesi. Ne jemi shumë të fokusuar për të investuar të siguria sepse çdo qindarkë e shpenzuar përkthehet nesër në më shumë kulturë. Ne kemi arritur që krahas shumë të tjerave, të investojmë edhe në polici. Vrasjet në Shqipëri janë përgjysmuar sepse kemi investuar për sigurinë. Ne jemi të ndërgjegjshëm për ta vazhduar këtë punë. Sot jemi në momentet më të mira të historisë tonë. Të gjithë treguesit e kriminalitetit janë në ulje. Kjo nuk do të thotë se do bëjmë pushim tani. Por tani duhet të përmirësojmë parametrat. Përshëndes qeverinë dhe Ramën që nuk ka nguruar në këto kohë shtrëngesash për vendin, të vijojë programet e mbështetjes për policinë e shtetit. Investimet shtohen sa më mirë të performoni. Shtesat në policinë e shtetit janë fokusuar në shtimin e numrit dhe strukturave të reja për të krijuar kapacitetet që na kanë munguar. Shqiponja është një strukturë që më parë nuk e kemi pasur. Në këtë strukturë në nivel kombëtar janë shtuar 500 veta.  E kemi bërë këtë për çdo hap që bëjmë përpara drejt zhvillimit”, tha ministri.

Ai tha me tej se çdo ditë po kapen persona që mendonin se drejtësia i kishte harruar dhe vazhdonin jetën normalisht pavarësisht se kërkoheshin për krime të ndryshme.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike minister i brendshem sander lleshajt minister i brendshem sander lleshajt

Sondazh

Poll

Politike 10 Shtator 2020, 16:32

TIRANE–Kreu i Partise Demokratike Lulzim Basha ka shpërndarë videon e ish-deputetes Grida Duma, e cila ishte në banesën e Manjola Cakonit- gruaja që humbi bashk...