Aktualitet

Dha dorëheqjen si drejtori i spitalit të Kavajës, Përparim Daiu tregon arsyen: Kisha përplasje me pushtetin lokal… Ika ve

10 Shtator 2020, 18:19 Nga DOSJA
Dha dorëheqjen si drejtori i spitalit të Kavajës, Përparim

KAVAJË– Ka dhënë dorëheqjen drejtori i Spitalit të Kavajës, Përparim Daiu. Mësohet se Daiu ia ka dorëzuar personalisht në zyrë ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, dorëheqjen e parevokueshme, tri ditë më parë, duke i kërkuar kësaj të fundit miratimin e kërkesës së tij.

Ai ka hequr dorë nga posti i tij për motive personale. Daiu ka folur për “AbcNews” aty ku ka treguar se e kishte menduar më herët të dorëhiqej, por siç thekson ai tani erdhi momenti.

E kisha menduar edhe me herët për të dhënë dorëheqjen, por tani erdhi momenti. Kam dhënë dorëheqjen për arsye personale, si dhe prej përplasjeve me pushtetin lokal.  Për të mos i lënë atyre mundësinë e shkarkimit dhashë dorëheqjen 2 ditë më parë”, ka thënë Daiu.

Edhe në shkurt të këtij viti, mediat publikuan lajmin se Përparim Daiu, drejtori i spitalit të Kavajës ka dhënë dorëheqjen, për arsye mos maarrëveshjeje me kryebashkiakun Redjan Krali. Megjithatë lajmi u mohua nga vetë ai, por pohoi të gjitha përplasjet.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dorehiqet përparim daiu kavaje perparim daiu dorehiqet përparim daiu kavaje perparim daiu

Sondazh

Poll