Aktualitet

E rëndë në Elbasan/ Sherr me thika brenda lokalit, plagoset babai dhe 3 djemtë, përfundojnë në spital. Policia në kërki

10 Shtator 2020, 17:41 Nga DOSJA
E rëndë në Elbasan/ Sherr me thika brenda lokalit, plagoset babai

ELBASAN- Pas disa javës qetësi, rikthehen trazirat në Elbasan. Katër persona, babai dhe tre djemtë e tij janë plagosur në lokalin e tyre me thikë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 19:00, në lagjen “Visarion Xhuvani” brenda lokalit të 65-vjeçarit Spiro Ziu.Disa persona, të cilët janë identifikuar nga Policia janë futur brenda lokalit dhe janë përplasur me pronarët.

 

Sipas Policisë, gjithçka ka ndodhur si pasojë e një konflikti të momentit, ku autorët kanë qëlluar me thika pronarët e lokalit. Të dëmtuar por jashtë rrezikut për jetën kanë mbetur Spiro, Renato, Gjergj dhe Elis Ziu. Të katërt kanë marrë plagë në trup dhe në fytyrë.

Ndërkohë Policia ka nisur punën për kapjen e autorëve, të cilët janë identifikuar dhe janë shpallur në kërkim. Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Disa javë më parë qyteti i Elbasanit u trondit nga disa vrasje. Një prej viktimave ishte i riu, Rigers Runaj. Por të njëjtën natë u vra po ashtu me thikë, 40-vjeçari Florian Lamçe, për të cilin janë prangosur Sokol Sanxhaktari (dhëndri i ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini) dhe Adriano Hajdari.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet elbasan plagosje me thike ne elbasan elbasan plagosje me thike ne elbasan

Sondazh

Poll