Aktualitet

Arrestimi i Inspektorit të Tatimeve, Drejtoria e shkarkon nga detyra

10 Shtator 2020, 15:52 Nga DOSJA
Arrestimi i Inspektorit të Tatimeve, Drejtoria e shkarkon nga detyra

TIRANE– Është shkarkuar nga detyra inspektori i cili u arrestua ditën e sotme nga Policia për korrupsion. Këtë vendim e ka bërë të ditur Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

37- vjeçari E.T, me detyrë inspektor në hetimin tatimor në Drejtorinë e Përgjithshme merrte pagesa 5 mijë euro nga subjektet private për të mos i hetuar kur i gjente në shkelje.

Tatimet ndërkohë me njoftimin zyrtar mbështesin operacionin e Policisë si dhe deklarojnë se janë të angazhuar në pastrimin e të gjitha figurave që kryejnë funksione publike.

Njoftimi i Drejtorisë së Tatimeve:

DPT mbështet operacionin e kryer nga Policia e Tiranës.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në mbështetje të operacionit të ndërmarrë nga Policia e Tiranës, “Tatimori”, përshëndet aksionin e fundit të kryer nga ky autoritet, ku së fundmi është konstatuar se një inspektor në Drejtorinë e Hetimit Tatimor në DPT është dyshuar dhe arrestuar për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Drejtoria e Përgjithshme është e vendosur të mbështesë ҫdo veprimtari të Policisë së Shtetit në luftën kundër korrupsionit dhe evazionit fiskal në Administratën Tatimore dhe më gjerë.

Pas njoftimit për ngjarjen e ndodhur, DPT ka marrë masat e nevojshme administrative për largimin e menjëhershëm të inspektorit nga detyra.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dëshiron të ritheksojë angazhimin e saj në garantimin e një shërbimi të ndershëm dhe transparent, si dhe të sigurojë  ndërtimin e një administrate publike funksionale bashkëkohore në funksion të të gjithë tatimpaguesve, vendit dhe shoqërisë shqiptare.

DPT do të vazhdojë të jetë e angazhuar maksimalisht deri në pastrimin e të gjithë figurave të cilat ushtrojnë funksione publike dhe abuzojnë me to në kurriz të biznesit dhe qytetarëve shqiptarë.

Ftojmë të gjithë tatimpaguesit dhe qytetarët të denoncojnë ҫdo veprim korruptiv të strukturave të Administratës Tatimore në të gjitha nivelet.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet drejtoria e tatimeve shkarkon nga puna drejtoria e tatimeve shkarkon nga puna

Sondazh

Poll