Plot 24 seanca, por ende asnjë zgjedhje! Nëntë vite nga ekzekutimi i gjyqtarit Skerdilajd Konomi, prona e familjes në Hamall
10 Shtator 2020, 14:52Nga DOSJA
9 vite nga ekzekutimi i gjyqtarit Skerdilajd Konomi, prona e familjes Konomi në bregdetin e Hamallajt në Durrës vijon të mbetet në dyert e gjykatës së Durrësit.
Nuk dihet si do të shkojë fati i procesit gjyqësor që ka regjistruar deri më sot 24 seanca gjyqësore, ndërkohë që gjyqtarja e çështjes Mimoza Margjeka po përballet me akuza të rënda dhe është nën masën e sigurisë ”arrest në shtëpi”.
Pasardhës të familjes Toptani dhe të tjerë kanë paditur Konomët dhe të tjerë për njohjen e tyre si pronarë dhe lirimin e pronës së paluajtshme në një sipërfaqe 275 hektarë në Hamallaj.
Në korrik të vitit 2011 familjes Konomi iu kthye një pronë prej 40 ha tokë në bregdet, trashëgimi nga familja e nënës së gjyqtarit Konomi, tokë që u kthye në burim konflikti mes pretendetëve për pronën.
Seancat gjyqësore kanë nisur që në mars të 2018-s dhe më e fundit ka qenë në 27 korrik të këtij viti, ndërsa gjykimi është në proces dhe pse me arrestimin e gjyqtares do të shënojë vonesa të tjera në gjykim.
Babai i gjyqtarit Konomi është një nga të paditurit në këtë proces për pronat në bregdet.
Kujtojmë që Skerdilajd Konomi ishte gjyqtar në Gjykatën e Vlorës. Ai më datën 9 shtator 2011 po shkonte në punë herët në mëngjes kur automjeti i tij shpërtheu. Pavarësisht hetimeve dhe premtimeve për zbardhjen e ngjarjes, kjo ngjarje nuk është zbardhur dhe ende nuk ka një autor.
Disa herë kjo çështje është hetuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, ndërsa së fundmi kjo çështja ka kaluar për hetim në kompetencat e Prokurorisë së Vlorës.
KAPSHTICE– Ditën e sotme Kapshtica ka mbushur kuotën ditore të kalimit të 300 emigrantëve duke krijuar kështu rradhë të gjata në kufi.Qytetarët nuk kanë ndaluar...
TIRANË– Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se brenda 24 orëve të fundit dy persona kanë ndërruar jetë nga pandemia e koronavirusit. Sipas Ministrisë ...
Ata prej muajsh e kishin alarmuar policinë. Të aftë të piketonin banesat luksoze brenda të cilave qëndrojnë të mbyllura kasaforta me lekë dhe të pajisur edhe me...
TIRANE– Vihet në pranga 1 shtetas, për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” nga policia e shtetit.E. T., 37 vjeç,...
TIRANE– Policia e Tiranës ka vënë në pranga një shtetas gjerman i cili jeton në Tiranë që merrej me shpërdarjen e drogës.Operacioni policor i koduar “Lapr...
FIER–Ditën e sotme një punonjëse e bibliotekës së Fierit rezultoi pozitive me koronavirus duke bërë kështu që të mbyllet ky institucion.U është marrë tamponi të...
VLORË– Operacioni Forca e Ligjit ka zbritur sot në qytetin bregdetar të Vlorë, ku u ka dërguar formularin tre të dënuarve të tjerë. Mësohet se bëhet ...