Aktualitet

“Ti je përgjegjës për vrasjen e Ardit Gjoklajt, ke betonizu Tiranën”/ Aktivistët nuk ia përtojnë Veliajt, i shkojnë

10 Shtator 2020, 17:01 Nga DOSJA
“Ti je përgjegjës për vrasjen e Ardit Gjoklajt, ke betonizu

TIRANE– Disa aktivistë të Lëvizjes për Universitetin kanë postuar një video në faqen e tyre të Facebook, aty ku shihen në zyrën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliajt.

Ky i fundit i kishte thirrur në  një takim me studentë për të folur për arritjet e Bashkisë së Tiranës, sidomos për sa u përket shërbimeve ndaj studentëve.

Mes studentëve të tjerë, në takim hynë edhe aktivistët e Lëvizjes Për Universitetin, të cilët ekspozuan mangësitë që janë në kartën e studentit, duke e fajësuar më pas Veliajn per vrasjen e 17-vjeçarit, Ardit Gjoklajn.

Më thuaj një punë që nuk stigamtizohet. Domethënë po lëvize do të thonë pse ashtu pse kështu. Në momentin që do bësh çfarë të dojnë njerëzit nuk do bësh dot asnjë lëvizje. Për ccdo gjë, njerëzit që nuk bëjnë asgjë e kanë një koment” – shprehet Veliaj.

Po kur nuk bën asnjë punë? Karta e studentit, është dështim total, nuk kemi ulje në konvikte. Konviktet nuk po bëhen, e dinë mirë studentët. te karta ke servise makinash po nuk ke ulje në librari. Unë blej 200 mijë lek libëra. Nuk është takim miqësor fare, ky është një takim armiqësore për ne. Abone studenti nuk ka. Ti ke thënë nuk dua të betonizoj Tiranën. Ti je përgjegjës për vrasjen e Ardit Gjoklajt. Nuk është takim, është propagandë e pastër.’ shprehet një prej aktivistëve.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aktivistë erion veliaj aktivistë erion veliaj

Sondazh

Poll