Aktualitet

ME FOTO- Do kalojnë natën në kufi, emigrantët në Kapshticë improvizojnë, hapin bagazhet e autobusëve dhe…

10 Shtator 2020, 15:39 Nga DOSJA
ME FOTO- Do kalojnë natën në kufi, emigrantët në

KAPSHTICË– Rikthehen radhët e emigrantëve në doganën e Kapshticës. Edhe ditën e sotme, pala greke ka “ulur qepenat” pas plotësimit të kuotës së kalimit prej 300 personave.

Ndërkohë që në doganë kanë mbetur të bllokuar qindra qytetarë të tjerë, të cilët duhet të kalojnë natën në pritje. Siç duket edhe nga fotot e mëposhtme, qytetarët janë akomoduar duke improvizuar. Autobusët kanë hapur bagazhet dhe pasagjerët janë ulur në hapësirat e krijuara duke mos ruajtur më as distancën e detyrueshme ndaj pandemisë së koronavirusit.

Sërish radhë në doganën e Kapshticës. Pala greke ka mbyllur shërbimin pasi është plotësuar kuota prej 300 personash për kalimin në Greqi. Qytetarët duhet të presin gjithë natën deri nesër në mëngjes për të përfunduar procedurat në mënyrë që të kalojnë në shtetin fqinjë. Policia e zonës ka bërë thirrje që për në doganë mos të nisen emigrantë të tjerë deri mëngjesin e nesërm.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dogana e kapshtices radhe ne doganen e kapshtices dogana e kapshtices radhe ne doganen e kapshtices

Sondazh

Poll