Politike

‘Këta pa maska, unë pa maska’/ Gruas i shket goja para kryeministrit: Më fal se ndoshta nuk… Rama e nxjerr nga situata:

10 Shtator 2020, 15:24 Nga DOSJA
‘Këta pa maska, unë pa maska’/ Gruas i shket goja para

LEZHË– Kryeministri Edi Rama, pasditen e sotme ka shkuar në fshatin Fishtë të Lezhës, ku edhe ka vizituar një vresht rrushi, bashkë me disa fermerë të zonës. Gjatë bashkëbisedimit, një nga zonjat e pranishme, e cila merrej me koordinimin e fermerëve, ka vënënë siklet kreun e qeverisë teksa fliste për pandeminë.

Ajo rrëfeu se gjatë kohës së shtetrrethimit, fermerët e kishin vijuar punën në toka, dhe ishte takuar me ta pa mbajtur maska. Sapo ka përfunduar fjalinë, gruaja kërkoi ndjesë, ndërsa Rama ndërhyri për ta nxjerrë nga situata. 

PJESË NGA BISEDA: 

Gruaja: Sivjet kanë punuar shumë. Edhe koha e pandemisë e tregoi. Këta thonë se nuk mbeti kanal pa u punuar edhe bujqësia…këta nuk e njihnin fare. Këta pa maska, unë pa maska. Jo më fal se ndoshta nuk është koment për t’u bërë por gjithësesi është ajër i pastër.

Edi Rama: Po jo moj, e kemi thënë atë. Në ajër të pastër maska nuk është as e detyrueshme, as e domosdoshme. Mjafton distanca.

Gjithë ditën e sotme, Rama ka kryer inspektime në Shkodër për të inspektuar punimet në rrugë të ndryshme që po ndërtohen në veri të vendit. Gjatë inspektimeve, numri një i qeverisë nuk i kurseu thumbat ndaj kryebashkiakes së Shkodrës, Voltana Ademit. 

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama në fishtë edi rama edi rama në fishtë

Sondazh

Poll