Politike

44 mln € gjobë/ Rama nga Shkodra: Këta bëjnë tendera për faqe të zezë, si ato filmat e qeverisë së shkuar që keni pa

10 Shtator 2020, 14:52 Nga DOSJA
44 mln € gjobë/ Rama nga Shkodra: Këta bëjnë tendera

SHKODËR– Kryeministri Edi Rama ka komentuar gjobën e Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit prej 44 milionë eurosh për rrugën Tiranë- Elbasan, të cilën shteti shqiptar do t’ja paguajë kompanisë “Aktor”. Teksa ishte në Shkodër, dhe po fliste për ByPassin, Rama tha se për rrugën Tiranë-Elbasan, e ka fajin qeveria e kaluar që e ka bërë për faqe të zezë.

Tendera kanë bërë dhe ata, i kanë bërë për faqen më të zezë të shtetit shqiptar, i kanë bërë të tilla me projekte që iu shtohen kostot rrugës, kanë bërë dhe ato historitë që i keni dëgjuar tek rruga Tiranë- Elbasan që kthehen në kosto për shtetin shqiptar, se kështu është këtu…sheh rrushi rrushin e piqet, se na u bashkua rrushi blu me rrushin e kuq edhe doli një lloj rrushi që e bëri lëng buxhetin e shtetit,”– tha Rama ndër të tjera.

Si është historia e gjobës për rrugën Tiranë-Elbasan?

Të shtunën ekskluzivisht, Dosja.al publikoi vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit, ku shteti shqiptar humbi gjyqin me kompaninë greke “Aktor” e për rrjedhim duhet të paguajë një dëmshpërblim me vlerë 44 milionë dollarë. “Aktor” paditi qeverinë shqiptare se nuk e kishte paguar për punimet shtesë në autosradën Tiranë-Elbasan, ndërsa punimet ishin kërkuar nga qeveria, por nuk ishin likujduar.

Ashtu si Rama sot, në përgjigjen e parë zyrtare, ministria e Infrastrukturës thotë se përgjegjësia është e parardhësve, duke nisur që nga viti 2012, epoka Berisha, e në vijim, referuar ministrave të LSI. Por, as LSI nuk qëndroi pa folur. Ish-ministri Edmond Haxhinasto i ka dërguar një letër kryeministrit Edi Rama, ku e informon për problematikat, dhe ky komunikim është zbardhur sot nga LSI. Ndërsa dje, Kryemadhi tha se Haxhinasto nuk kishte asnjë firmë në kontratën e kompaninë greke.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama gjykata ndërkombëtare e arbitrazhit edi rama gjykata ndërkombëtare e arbitrazhit

Sondazh

Poll