Politike

“Nuk shikoj dot liqenin”/ Rama-Ademit nga Shkodra: Shiko njëherë Zimbadven në hyrje të qytetit se na rrëqethet mishi…

10 Shtator 2020, 14:46 Nga DOSJA
“Nuk shikoj dot liqenin”/ Rama-Ademit nga Shkodra: Shiko

SHKODËR– Kryeministri Edi Rama ishte sot në Shkodër, nga ku thumboi kryetaren e Bashkisë Voltana Ademi. Rama u shpreh se hyrjen e Shkodrës e ka lënë njësoj si Zimbadve.

Teksa inspektoi punimet për Bypassin, një nga inspektorët tha se një nga problematikat e këtij ByPassi është kontatuar që në vitin 2009, dhe se kuota ishte lënë nga Bashkia.

Ndërsa Bashkia e sotme, dëshiron të ulë kuotën, me pretendimin se nuk shikon dot liqenin. Këtu Rama u shpreh se Ademi, pikë së pari, duhet të provojë që syri I saj që nuk shikon dot liqenin, të shikojë hyrjen e Shkodrës.

Që të ketë besueshmëri kryetarja e Bashkisë këtu se nuk dua të bëj polemika me atë, por është e pamundur ti shmangësh  lidhur me bezdinë që krijon për të parë, duhet të provojë që syri i saj që shqetësohet duke parë atë Zimbabve që ka lënë në hyrje dhe pasi ta pastrojë atë dhe të japë një provë që syri i saj sheh dhe shqetësohet kur i prishet niveli i horizontit për të parë të ardhmen atëherë mund ta diskutojmë.  Po ta diskutojmë për ta bindur që këtu nuk bëhet fjalë për të bërë një rrugë, as për të bërë një shëtitore, por për të ndërtuar një bypass të qytetit që është dhe digë mbrojtëse nga përmbytjet. Në këtë pikë kjo temë nuk është e sotme, kjo është diskutuar qysh në kohën që qeveriste partia e zonjës kryetare. Në këtë pikë sugjerimi i specialistëve në atë kohë dhe në këtë kohë është i vetmi për tu ndjekur, Ndërsa syri i shqetësuar i Voltanës duhet të japë prova që meriton përgjigje. Sepse kur sheh atë Zimbabve atje të rrëqethet mishi,”- tha Rama.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama voltana ademi edi rama voltana ademi

Sondazh

Poll

Politike 10 Shtator 2020, 11:16

TIRANË- Partia Demokratike akuzon kryeministrin Edi Rama se ka vendosur rihapjen e lojërave të fatit për të favorizuar një të burgosur në 313, i cili përfi...