Aktualitet

ME FOTO/ Mori 6 mijë euro për të liruar të dënuarin, kjo është gjyqtarja nga Durrësi që u arrestua për korrupsion

9 Shtator 2020, 17:26 Nga DOSJA
ME FOTO/ Mori 6 mijë euro për të liruar të dënuarin,

DURRES-Është publikur në media fotoja e Mimoza Margjeka, gjyqtarja e dyshuar se mori rryshfet për të ndryshuar masën e sigurisë për të dënuarin për transport të paligjshëm të emigrantëve, kundrejt një pagese prej 6000 eurosh.

“Faxnews” ka publikuar foton e gjyqtares që akuzohet se ka marrë pagesën përmes bashkëshortit të saj Arben Cara, nga Nejton Bali, Klaudjo Zhilla dhe avokati Skënder Demiraj.

Margjeka njihet si gjyqtarja që nuk njohu rezultatin e zgjedhjeve lokale në Durrës vitin e shkuar. Ajo nuk i dha në shkallën e parë mandatin kryebashkiakes së PS që garoi vetëm, Valbona Sako.

Sipas saj zgjedhjet ishin nul, për shkak të regjistrimit të kandidates tjetër të BD-së për kreun e bashkisë, Valbona Sakollari, jashtë afateve të përcaktuara me ligj.

Ndërkohë, portalet dhanë një tjetër shkak për mosdhënien e mandatit. Gazeta Tema shkruante se bashkëshorti i gjyqtares Mimoza Margjeka është një simpatizant i flaktë i PD-së dhe se kjo gjë ka ndikuar në vendimin e Margjekës. Madje, e njëjta medie publikoi edhe foton e Carës me dy gishtat lart.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet durres gjykatese mimoza margjeka durres gjykatese mimoza margjeka

Sondazh

Poll