Politike

“Bushati ka 14 muaj që e ka lënë PS Shkodër”/ Ish-kryediplomati “thumbon” Ilir Beqajn, i dërgon mes

9 Shtator 2020, 17:09 Nga DOSJA
“Bushati ka 14 muaj që e ka lënë PS Shkodër”/

TIRANË– Edhe pse jo zyrtarisht, fushata për zgjedhjet parlamengtare të 25 prillit ka nisur. Ndërsa PD-ja por merret me kandidatët, PS-ja ka ndezur motorët dhe ka kryer lëvizje nëpër qarqet e vendit, duke vendosur drejtorë të rinj politikë.

Lëvizja më e bujshme dhe që shkaktoi më tepër zhurmë ishte ajo e Shkodrës, ku kryeministri Edi Rama caktoi si drejtor politik në qarkun e Shkodrës, ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Qarku kishte mbetur pa “kokë” që prej largimit nga strukturat të Valdrin Pjetrit, i cili i zuri vendin ish-kryediplomatit, Ditmir Bushati.

Pas emërimit Ilir Beqaj nuk shmangi komentet edhe për ish-drejtuesin politik të PS-së në Shkodër, Ditmir Bushati, të cilit i kujtoi sesa kohë kishte pa u kthyer në qytetin e tij.

“Bushati ka 14 muaj që e ka lënë PS Shkodër dhe nuk mund të themi si e la ai PS këtu. Zoti Bushati është deputet dhe nuk e vendosim ne nëse është apo jo dhe aktualisht nuk ndodhet as në Tiranë dhe as në Shkodër”, tha Beqja në një intervistë.

Por nuk ka munguar as përgjigjia nga Bushati, ku i fundit ka postuar një foto nga Danimarka, teksa darkonte në një restorant të quajtur “Ciao Ciao”. Të jetë një mesazh i koduar për Beqajn…? A do të ketë lëvizje të tjera me afrimin e zgjedhjeve? Vetë Rama nuk e mohoi një skenar të tillë, ndërkohë që mbetet të shohim…

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ditmir bushati ilir beqja ditmir bushati ilir beqja

Sondazh

Poll

Politike 9 Shtator 2020, 11:28

TIRANË-Ish-deputetja e Partisë Demraktike, Jozefina Topalli në një intervistë për Report Tv ka sulmuar kryedemokratin Lulzim Basha. Topalli ka deklaruar se...