Politike

Vdiq një person nga COVID-19, Etilda Gjonaj, nis inspektimet në burgje: Zero tolerancë ndaj çdo lloj abuzimi nga personeli,

9 Shtator 2020, 15:29 Nga DOSJA
Vdiq një person nga COVID-19, Etilda Gjonaj, nis inspektimet në

RROGOZHINE– Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj së bashku me drejtorin e përgjithshem të burgjeve Agim Ismailin kanë inspektuar burgun e Rrogozhinës, në të cilin humbi jetën një person.

Në takimin me dyer te mbyllura, Ministrja Gjonaj ka vënë theksin tek masat anticovid, dhe sidomos tek trajtimi i personave të identifikuar me Covid. Në vijim Ministrja e Drejtësisë ka kërkuar që pandemia dhe rastet e shfaqjes së saj në institucionet penitenciare absolutisht të mos shërbejnë si justifikim për uljen e vigjilencës nga trupat e shërbimit në lidhje me çështjet e sigurisë.

Gjonaj theksoi se do të tregojë zero tolerancë ndaj çdo lloj abuzimi nga stafi i burgjeve dhe i kërkoi Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve që krahas vëmendjes maksimale për masat anticovid, të garantojnë sigurinë, të mos bëjnë asnjë lëshim dhe se çdo rast abuzimi me detyrën, do të konsiderohet shkelje e rëndë.

Gjithashtu Gjonaj kërkoi të rritet vëmendja ndaj sendeve të ndaluara që tentohet të hyjnë në IEVP, si në rastin e celularëve, etj.

Gjatë inspektimit Ministrja e Drejtësisë Gjonaj deklaroi se shumë shpejt do të vendosen në funksion kartelat elektronike të të dënuarve, si një risi në sistemin penitenciar në Shqipëri si edhe u ndal tëk rritja e pagave për personelin e burgjeve.

Me hyrjen në fuqi të ligjit në fillim të gushtit 2020, do të barazohen pagat e policisë së burgjeve me ato të policisë së shtetit duke u trajtuar me vështirësi, vjetërsi dhe gradë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike etilda gjonaj inspektim ministrja e drejtësisë etilda gjonaj inspektim ministrja e drejtësisë

Sondazh

Poll

Politike 9 Shtator 2020, 11:28

TIRANË-Ish-deputetja e Partisë Demraktike, Jozefina Topalli në një intervistë për Report Tv ka sulmuar kryedemokratin Lulzim Basha. Topalli ka deklaruar se...