Politike

“Do iki nga Shqipëria”/ Besa Shahini nuk e lë pa përgjigje Kryemadhin, i kthen ‘monedhën’ me Turin: Kritikojnë refo

9 Shtator 2020, 15:08 Nga DOSJA
“Do iki nga Shqipëria”/ Besa Shahini nuk e lë pa

TIRANË– Ministrja e Arsimit, Besa Shahini i ka kthyer përgjigje kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhit, e cila i kërkoi që të jepte llogari lidhur me punën e saj në krye të institucionit. Me anë të një statusi në Facebook, Shahini ka bërë me dije se rreth 12 mijë maturantë i kanë kthyer përgjigje të saktë pyetjes së shumë kontekstuar me personazhin e Turit, duke mos e kursyer ironinë ndaj Kryemadhit.

Shahini shtoi se në të gjithë Shqipërinë ka të rinj më të arsimuar se ata që kritiojnë reformat e ndërmarra nga Partia Socialiste.

MESAZHI I SHAHINIT

Për të gjithë ata që akoma pyesin se “Çfarë bëri Turi?”, dua t’ju rikujtoj se janë rreth 12 mijë maturantë (17-18 vjeçarë) që e kanë dhënë përgjigjen e saktë në këtë pyetje. Pra, gjithandej në Shqipëri ka të rinj më mirë të arsimuar se sa ata që po përpiqen të kritikojnë reformat e PS-së në arsim.

Paraditen e sotme, Kryemadhi deklaroi se Shahini nuk duhet të japë vetëm dorëheqjen, por të mbajë përgjegjësi që të gjitha ato që ka bërë në Ministrinë e Arsimit. Deklarata e saj vjen pasi disa ditë më parë, Shahini u shpreh se do të largohej nga politika shqiptare. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike besa shahini largimi i besa shahinit monika kryemadhi besa shahini largimi i besa shahinit monika kryemadhi

Sondazh

Poll

Politike 9 Shtator 2020, 11:28

TIRANË-Ish-deputetja e Partisë Demraktike, Jozefina Topalli në një intervistë për Report Tv ka sulmuar kryedemokratin Lulzim Basha. Topalli ka deklaruar se...