Aktualitet

Zjarr në hekurudhën Vorë- Shkodër, era e fortë favorizon flakët

9 Shtator 2020, 14:55 Nga DOSJA
Zjarr në hekurudhën Vorë- Shkodër, era e fortë

FUSHE KRUJE- Zjarri ka pushtuar ditën e sotme hekurudhën Vorë- Shkodër afër fshatit Budull. Flakë po favorizohen nga era e fortë. Mësohet se janë djegur rreth dy kilometra të hekurudhës.

Në vend ka ndërhyrë zjarrfikësja e Niklës dhe ajo e Krujës të cilat po mundohen të lokalizojnë flakët të cilat po përhapen me shpejtësi dhe po djegin me dhjetëra trarë druri mbi të cilat mbështeten shinat.

Nga zjarri rrezikohen afro 10 banesa të cilat janë rreth 40 metra larg flakëve. Të dyja zjarrfikëset po përpiqen të mbajnë nën kontroll zjarrin për të evituar djegien e banesave.

Pas disa javëve, Shqipëria është sërish nën pushtetin e flakëve. Nga jugu në veri janë kthyer vatrat e zjarrit duke shkrumbuar 2 banesa në Lushnje dhe duke rrezikuar 10 të tjera pranë fshatit Bubq. Zjarrfikëset janë në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet hekurudha shqiperia ne flake vore-shkoder zjarr hekurudha shqiperia ne flake vore-shkoder zjarr

Sondazh

Poll